🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,769 ▲ +1.11% ETH $2,345 ▲ +1.61% XRP $1.3211 ▲ +2.33% SOL $101.0500 ▲ +0.64%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Akad. Myzafer Korkuti në 90-vjetorin e lindjes, një jetë e përkushtuar shkencës dhe arkeologjisë shqiptare,…

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi një aktivitet për të shënuar 90-vjetorin e lindjes së akad. Myzafer Korkutit, një nga figurat më të shquara të arkeologjisë shqiptare. Veprimtaria, e organizuar nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe Komisionin e Përhershëm të Arkeologjisë, solli së bashku akademikë, kolegë dhe miq të profesor Korkutit. Gjatë ceremonisë u theksua roli i tij vendimtar në zhvillimin e arkeologjisë shqiptare, kontributi në studimet mbi etnogjenezën e ilirëve dhe ndikimi në formimin e brezave të rinj të studiuesve.

Akademikët vlerësuan gjithashtu drejtimin e tij të ekspeditave dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucioneve shkencore. Veprimtarinë më 18 maj e përshëndeti Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi. ASH shprehet se fillimisht ai i shprehu akad. Korkutit urimet më të përzemërta në këtë përvjetor, duke i shoqëruar me mirënjohjen më të thellë institucionale për një jetë të tërë të përkushtuar ndaj shkencës, dijes dhe identitetit kulturor të historisë e origjinës së vendit dhe popullit tonë.

ASH vijon se kryetari i Institutit të Arkeologjisë, akad. Adem Bunguri, theksoi se akad. Korkuti është një nga figurat qendrore të brezit të dytë të arkeologjisë institucionale, i cili me gërmimet dhe studimet e tij në qendra si Tren, Dunavec, Vashtëmi, Cakran e Konispol ka sjellë dëshmi të rëndësishme për prehistorinë dhe qytetërimin ilir. Veprat e tij, ndër të cilat “Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri” dhe “Arti shkëmbor në Shqipëri”, mbeten referenca themelore për studiuesit.

Veprën e akad. Korkutit e vlerësuan edhe prof. dr. Neritan Ceka, kryetar i Komisionit të Arkeologjisë; prof. dr. Ilir Gjipali; prof. dr. Kemajl Luci; dhe dr. Rovena Kurti, të cilët nënvizuan veprimtarinë e tij kërkimore të lidhur ngushtë me zbulimin, dokumentimin dhe interpretimin e kulturave të hershme në territorin e Shqipërisë, duke filluar nga epokat e neolitit dhe eneolitit, e deri te formësimi i etnosit dhe kulturës ilire. Për këtë aktivitetet sipas akademisë, një vend të veçantë në ligjëratat e tyre zunë edhe ekspeditat dhe gërmimet e drejtuara prej tij në qendra të rëndësishme si Maliqi, Treni, Dunaveci, Vashtëmi apo Konispoli, të cilat kanë shënuar etapa të rëndësishme në njohjen shkencore të prehistorisë sonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.