☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.33 ▲0.8%
ARI 4,152 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,596 ▼ -1.78% ETH $2,391 ▼ -2% XRP $1.2980 ▼ -1.69% SOL $104.3800 ▼ -1.61%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.33 ▲0.8 % ARI 4,152 ▼0.2 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.33 ▲0.8 % ARI 4,152 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ish-deputeti Ervin Salianji komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e lidershipit në rezultatet elektorale të saj.

Ai u shpreh se në një sistem ku kryetari i partisë ka rol vendimtar në listat dhe në ofertën politike, figura e liderit është faktori kryesor që ndikon në votë.

Sipas tij, çdo përpjekje për ndryshim të brendshëm mbetet e pamjaftueshme nëse drejtimi i partisë nuk ndryshon.

“Çdo lëvizje brenda Partisë Demokratike është e pamjaftueshme nëse Sali Berisha qëndron kryetar. Lideri e tërheq ose e largon partinë.”-tha ai.

Salianji tha se Berisha, pavarësisht kontributeve në të shkuarën, sot është kthyer në një pengesë për fitoren e PD-së, duke përmendur konsumimin politik dhe raportet e tij me ndërkombëtarët dhe opinionin publik.

Ai shtoi se i njëjti ekip që ka humbur zgjedhjet që nga viti 2013 nuk mund të sjellë një rezultat të ndryshëm pa ndryshuar qasjen dhe strukturën drejtuese.

Salianji kritikoi edhe idenë se përgjegjësia për humbjet zgjedhore i takon elektoratit, duke theksuar se nëse votuesit nuk pranojnë ofertën politike, atëherë duhet të ndryshojë partia.

“Nuk mund t’i thuash popullit që gabon. Populli bën zgjedhjet e veta, nëse nuk të pranon, ndryshon partia, jo populli.”-tha Salianji.

Në fund, ai hodhi poshtë perceptimin se Berisha është i lidhur domosdoshmërisht me fitore elektorale, duke e cilësuar këtë si një mit të krijuar brenda dhe jashtë partisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.