☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.67 ▼0.68%
ARI 4,552 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,996 ▲ +0.03% ETH $2,136 ▲ +0.73% XRP $1.3840 ▼ -0.36% SOL $85.2100 ▲ +0.45%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.67 ▼0.68 % ARI 4,552 ▼0.14 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.67 ▼0.68 % ARI 4,552 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Arte

Tituj akademikë të njohur vetëm në letër, pedagogët e Universitetit të Arteve presin reagim institucional, pagesa dhe..

Pedagogët e Universitetit të Arteve vazhdojnë të përballen me sfida në njohjen dhe zbatimin e titujve të tyre akademikë. Edhe pse që nga qershori i vitit 2024 titujt e rinj janë njohur formalisht, ata raportojnë se në praktikë nuk ka pasur ndryshime në pagesa apo në statusin administrativ. Një seancë dëgjimore në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Kuvend u zhvillua një ditë më parë me pedagogë të Universitetit të Arteve në lidhje me pengesat, që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademike.

Gjatë seancës dëgjimore në Kuvend, pedagogët dhe deputetja Ina Zhupa theksuan se situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe trajtim të veçantë për specifikat e Universitetit të Arteve. Kryetarja e komisionit Ina Zhupa njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike theksoi se duhet të njihet realisht statusi i veçantë i Universitetit të Arteve, jo vetëm në letër.

“Nuk mund t’u thuhet pedagogëve artistë se nuk kanë vepra shkencore, ndërkohë që ata kanë vepra artistike që janë pasuri kombëtare dhe kontribuojnë në kulturën e vendit. Për aq kohë sa me VKM është njohur statusi i veçantë i Universitetit të Arteve, ky status duhet të njihet realisht dhe jo vetëm në letër. Aktiviteti i tyre është publik dhe i mirënjohur”, vijoi Zhupa. Në vijim Zhupa tha se titujt akademikë të pedagogëve artistë duhet të njihen plotësisht, për të garantuar dinjitet, avancim në karrierë dhe efektet financiare që u takojnë.

Ngërçi institucional në Universitetin e Arteve

Në seancë dëgjimore në Komisionin për Kulturën ishin pedagogët Josif Gjipali, Genc Përmeti, Manjola Nallbani, Ilir Kaso, etj, që sollën në vëmendje problemet me të cilat po përballen. Pedagogu Josif Gjipali tha se Universiteti i Arteve ka status të veçantë, ndaj trajtimi financiar duhet të jetë i ndryshëm, përndryshe krijohen vështirësi për zbatimin e titujve akademikë. “Ne jemi një institucion që gëzojmë një status të veçantë pikërisht për disa specifika, që janë vërtet shumë të veçanta. Ne nuk kemi orë mësimi me 50 apo 100 studentë, orët i kemi individuale, ndaj dhe trajtimi financiar i Universitetit të Arteve duhet të kishte trajtim tjetër financiar, jo si universitetet e tjera.

Kjo ka krijuar një ngërç dhe ka bërë që universiteti të mos ketë mundësi financiare për të përballuar këto tituj”, tha pedagogu dhe tenori Josif Gjipali. Ndërsa këngëtarja Manjola Nallbani u shpreh ndër të tjera se doktoraturat nuk duhet të jetë kriteri, që përcakton nëse artistët duhet të japim mësim apo jo në Universitetin e Arteve. “Ne nuk kishim mundësi të ndiqnim doktoraturat, jo se nuk donim. Unë kam shkuar dhe në universitete të tjera dhe kishte stopuar. Ndërkohë vitet iknin, ne kemi vazhduar të bëjmë karrierën tonë që është gjëja më e rëndësishme”, vijoi ajo.

Në vijim Manjolla Nallbani me 22 vjet karrierë në mësimdhënie, tha se studentët e Universitetit të Arteve që ditën e parë të punës paguhen më shumë se pedagogët të cilët u dhanë profesionin. “Sa i përket pjesës financiare, do thoja që ne, breza të tërë mbarojnë shkollën, janë studentët tanë, disa të shkëlqyer, disa modestë, disa edhe në nivel të ulët, por kur fillojnë punën në çdo institucion tjetër, që ditën e parë marrin pagesë më shumë se ne dhe këtë mund ta verifikoni.

Fillojnë punë në kor të Operës, në orkestra e institucione artistike dhe që ditën e parë paguhen shumë më tepër sesa ne që jemi pedagogët e tyre që u kemi dhënë profesionin”, u shpreh Nallbani. Në fund të seancë Komisioni Parlamentar kërkoi gjetjen e një zgjidhjeje institucionale për t’i dhënë fund ngërçit në Universitetin e Arteve. Përfaqësia e Asamblesë së Stafit Akademik të Universitetit të Arteve në Tiranë gjithashtu më herët ka dalë dhe me një qëndrim zyrtar, duke shprehur shqetësimin dhe duke kërkuar zgjidhje institucionale. Universiteti i Arteve është institucion publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron diplomë universitare në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.