Ekonomia
AKB-ja, konsultime me specialistë italianë për menaxhimin e plazheve
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/01/AKB2.jpg)
Agjencia Kombëtare e Bregdetit vijon takimet konsultative me grupet e interesit, që do finalizohen me hartimin e strategjive e rregulloreve të vecanta për menaxhimin dhe zhvillimin e çdo plazhi përgjatë vijës bregdetare të vendit tonë.
Drejtori i kesaj agjencie, Auron Tare, thote se keto takime i shërbejnë standartizimit të zonës bregdetare.
Takimi I fundit ishte ai i zhvilluar me specialistët italianë të Riminit mbi planifikimin e plazheve tona.