Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,033 ▼ -4.19% ETH $1,987 ▼ -4.01% XRP $1.3244 ▼ -3.31% SOL $82.5400 ▼ -4.72%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

AKBN: Koncensionarët e naftës nuk raportojnë programet financiare, janë në konflikte për borxhe

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka njoftuar në kuadër të analizës vjetore për vitin 2016 se kompanitë që shfrytëzojnë me koncesion fushat naftëmbajtëse në vendin tonë nuk kanë bërë transparente dokumentet financiare sipas detyrimeve ligjore.

Miratimi i planeve të zhvillimit dhe buxheteve për vitin 2017, por edhe te dokumenteve të tjerë të rëndësishëm, ende nuk është bërë. Për vitin 2017, është miratuar vetëm buxheti i kompanisë Sherwood International, ndërsa kompanitë e tjera ende nuk e kanë finalizuar.

“Duhet të evidentojmë faktin që këto programe duhej të ishin dërguar për miratim pranë AKBN qysh në fund të muajit Tetor 2016. Me gjithë përpjekjet tona, duke përsëritur kërkesën disa herë, ende nuk është bërë e mundur të konkludohet me këto miratime. Përgjegjësi në këtë proces ka kompania Albpetrol, e cila në të gjitha rastet dhe gjatë gjithë kohës, nuk ka respektuar afatet e përcaktuara në marrëveshje. Mendojmë se duhet t’i kërkohet me forcë MEI që të detyrojë Albpetrolin zbatimin e kërkesave të marrëveshjeve dhe licencave për afatet. Asnjëherë vonesat nuk kanë ardhur nga AKBN” thuhet në raportin e analizës vjetore.

AKBN sqaroi se në më mungesë të “Programeve të Punës dhe Buxhetit 2016” të kompanive, Sektori I Monitorimit të investimeve në Agjenci, planifikoi planin e monitorimeve të investimeve duke u mbështetur në raportimet mujore dhe tremujore, të kompanive.

AKBN vuri në dukje se shlyerja e detyrimeve reciproke midis kompanive që janë në marrëveshje hidrokarbure është edhe konflikti kryesor që ka lindur deri tani në marrëdhëniet midis Albpetrolit dhe këto kompani si palë në marrëveshje.

“Nga ana jonë, jemi përpjekur maksimalisht dhe kemi kërkuar shlyerjen në kohë të këtyre detyrimeve pa lejuar akumulimin e tyre. Rasti i fundit është vendimi i marrë nga Albpetrol për mbylljen e marrëveshjeve hidrokarbure që kjo kompania ka nënshkruar me kompaninë TransAtlantic për vendburimet Ca-Mo dhe Go-Ko, ku konflikti kryesor ka qenë dhe mbeti pamundësia financiare e kompanisë TransAtlantic për shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve te akumuluara në kohe, për një periudhë të gjatë” sqaroi më tej AKBN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.