🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,826 ▲0.02%
DOW 47,998 ▼0.39%
NASDAQ 22,917 ▲0.42%
NAFTA 98.74 ▲0.89%
ARI 4,801 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,633 ▲ +0.97% ETH $2,230 ▲ +0.9% XRP $1.3519 ▲ +0.32% SOL $84.5000 ▲ +1.69%
S&P 500 6,826 ▲0.02 % DOW 47,998 ▼0.39 % NASDAQ 22,917 ▲0.42 % NAFTA 98.74 ▲0.89 % ARI 4,801 ▼0.35 % S&P 500 6,826 ▲0.02 % DOW 47,998 ▼0.39 % NASDAQ 22,917 ▲0.42 % NAFTA 98.74 ▲0.89 % ARI 4,801 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika e zeze

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës: 2 viktima dhe një i plagosur

Dy të vdekur dhe një i plagosur. Është ky bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur natën e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti, ku u përfshinë disa automjete, nisi me humbjen e kontrollit të drejtimit të mjetit tip Benz me targa AA 301 AG nga 29-vjeçari Adriatik Bajraktari, me banim në Kamëz.

Mjeti Benz goditi nga prapa një kamion tip Man (me targë koka TR9530P dhe rimorkio TR0881J) dhe si rezultat i përplasjes gjeti vdekjen në spital pasagjeri i mjetit Benz, një 25-vjeçar nga Durrësi me inicialet E.T., ndërsa mbeti i plagosur Bajraktari. Pas goditjes, drejtuesi i kamionit ka zbritur nga mjeti për të parë se çfarë ndodhi, por është goditur nga një tjetër automjet që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e goditjes, shoferi i kamionit, 62-vjeçari Sh.B. me banim në Tiranë, gjeti vdekjen në Spitalin e Durrësit.

Në kushtet e errësirës dhe lëvizjes me shpejtësi në autostradë, në aksident u përfshinë edhe dy mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale. Konkretisht, mjetet tip Nissan me targa AA 894 FF, me drejtues shtetasin A.B. 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka goditur nga prapa një mjet BMW X5, që kishte ndaluar për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve. Nga dëshmia e drejtuesit të Nissanit rezulton se pas aksidentit të parë, një mjet tip fuoristradë e zezë ka kaluar me shpejtësi dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi për vdekje shoferin e kamionit, ndërsa ka arrestuar në ambjentet e Spitalit Ushtarak në Tiranë 29-vjeçarin Adriatik Bajraktari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.