☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e kryegjyqtares së GJKKO

Makina që u përfshi në aksident këtë mbrëmje në zonën e Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Gazetarja Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas nga një makinë policie.

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar.

Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Hoxha mëson se po kryhen verifikime urgjente nga SHISH dhe Garda.

Një muaj më parë, Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë fizike për gjyqtaren antikorrupsion, Irena Gjoka, të cilës nga katër truproja iu vendosën 6 edhe në banesë.

Shtimi i sigurisë ndodhi mbas sulmeve verbal ndaj gjyqtares, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje  për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.

Garda i tha Top Channel se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.