Ekonomia

Aksioni kundër informalitetit, MF me strategji të avancuar

Ministria e Financave ka ngritur një grup pune, i cili do të hartojë një strategji të avancuar kundër informalitetit. Sipas burimeve nga ministria e Financave, në fokus të strategjisë së re për luftën kundër informalitetit do të vendosen segmentet me risk të lartë. Strategjia e luftës kundër informalitetit do të jetë në përputhje me strategjinë e menaxhimit të riskut dhe rritjes së disiplinës së pagesës së taksave.

“Në ministrinë e Financave po punojmë me një qasje të re për ta ridimensionuar këtë reformë përmes hartimit të një strategjie të avancuar që adreson fenomenin qoftë në aspektin e politikave afatgjata ashtu edhe përmes vazhdimit të planit të detajuar të aksionit në terren”, thanë burimet.

Fushata kundër informalitetit, thanë burimet, do të fokusohen në forcimin dhe përmirësimin e operacioneve të shërbimit dhe edukimit, përmirësimit të profileve të riskut, mbrojtjen e bazës së tatimit, mbledhjes së të ardhurave, si dhe shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimtarive mes administratës tatimore dhe asaj doganore, ku janë programuar një sërë detyrash dhe operacionesh të përbashkëta.

Sipas statistikave të ministrisë së Financave, beteja kundër informalitetit, e nisur në shtator të vitit 2015, ka dhënë rezultatet e saj të dukshme në rritjen e numrit të bizneseve të regjistruara dhe vendeve të punës të formalizuara.

Si rezultat i fushatës sensibilizuese dhe aksionit në terren, i cili u shoqërua me vizita, këshillime e sqarime të procedurave ligjore dhe verifikimeve në biznese, janë arritur rezultate inkurajuese sidomos në drejtim të formalizmit të punës me rritjen e numrit të punonjësve të deklaruar në skemën e sigurimeve 2 % dhe rritjen e bizneseve të regjistruar me 45 mijë ose 33 % më shumë gjatë vitit 2015, krahasuar me fundin e vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button