Kronika
Nismë për dialog? OSBE thërret tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore, ftesë edhe për PD
Kur vendi është përfshirë nga kriza politike, më 25 shtator do të mbahet një tryezë gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore. Kështu, prezenca e OSBE në Tiranë do të organizojë tryezën ku janë të ftuar parti parlamentare dhe jashtëparlamentare.
Sipas burimeve të brëndeshme ftesa për pjesëmarrje i ka shkuar edhe Partisë Demokratike si dhe partive të tjera të opozitës jashtëparlamentare.