Maqedonia
Aksioni policor: Janë arrestuar kontrabanuesit e migrantëve
Burime të sigurisë për Tv Telma bëjnë të ditur se aksioni i mbrëmshëm në kufirin verior është zbatuar pas sigurimit të informacioneve për ekzistimin e grupeve kontrabanduese të refugjatëve.
Gjatë aksionit, policia ka arritur që të ndalojë një kamion me refugjatë, si edhe të arrestojë kontrabanduesit, të cilët janë nga Haraçina, Saraji dhe Hotla.
Kufiri verior është shpallur si zonë krize për shkak të krizës së refugjatëve, parndaj në këto anë është shtuar prania e forcave policore dhe ushtarake për të ndalur çfarë do tentimi ilegal të kalimit të kufirit nga migrantët dhe kontrabandimit të tyre.