☁️
Tiranë 9°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,752 ▲ +1.24% ETH $2,240 ▲ +2.26% XRP $1.3488 ▲ +0.39% SOL $84.3400 ▲ +1.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Akuza për Meçollarin: Zbulohet lista e ushtarakëve që i dolën kundër Berishës për Bisht Pallën

Ministria e Mbrojtjes ka zbuluar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë listën me emrat e zyrtarëve të Forcës Detare që nuk pranuan të nxjerrin Bisht Pallën nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për një listë me 16 emra ushtarakësh e firmosur në janar të vitit 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Lista është publikuar pas deklaratave të opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve në marrëveshjen për detin me Greqinë. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Meçollari është agjent i shërbimeve të huaja, por për qeverinë shqiptare të kryeministrit Edi Rama ky është një sulm personal. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për procedurat e përzgjedhjes së Meçollarit në grupin negociator tha se sulmi ndaj tij është për hakmarrje.

“Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Meçollari nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës dhe për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic”, deklaroi Xhaçka në komision.

Sipas saj sulmi i stisur ndaj Meçollarit i kushtoi shtrenjtë dhe vazhdon ta përndjekë edhe sot.

“Sulmi ndaj Meçollarit është hakmarrje personale. Nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare. Në 2012, baza e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit. Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike”, tha Xhaçka.

lista ushtarakeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.