☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.63 ▲3.41%
ARI 4,749 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,945 ▼ -1.12% ETH $2,181 ▼ -3.3% XRP $1.3315 ▼ -3.6% SOL $82.2700 ▼ -2.62%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.63 ▲3.41 % ARI 4,749 ▼0.59 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.63 ▲3.41 % ARI 4,749 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Akuzat për krime lufte, Putin: Retorikë pa vlerë

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet se Rusia mund të përballet me akuza për krime lufte për shkak të bombardimeve në Alepo. Ai deklaroi për një media franceze se akuzat ishin thjesht retorikë dhe nuk marrin në konsideratë realitetin në Siri.

Më herët, presidenti francez François Hollande sugjeroi se sulmet ajrore ruse në Alepo mund të jenë krime lufte. Zonat lindore të qytetit të dytë më të madh në Siri janë nën bombardim të ashpër pas dështimit të armëpushimit muajin e shkuar. Putin deklaroi për televizionin TF1 se Rusia do të përndjekë terroristët edhe nëse ata fshihen mes civilëve.

“Nuk mund të lejojmë që terroristët të përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe t’i bëjnë shantazh të gjithë botës”, deklaroi Putin, duke shtuar se viktimat civile janë një realitet i hidhur i luftës. Duke hedhur poshtë akuzat se Rusia po bën krime lufte në Alepo, Putin tha se vendet perëndimore, me në krye SHBA, janë përgjegjëse për situatën në Siri.

Putin foli edhe për rezolutën franko-spanjolle, ndaj të cilës Rusia përdori veton në Këshillin e Sigurimit. Ai tha se rezoluta u përdor vetëm për të përshkruar Rusinë si personazhin negativ, pasi të gjithë e dinin se ajo s’mund të miratohej.

Por, pavarësisht akuzave për situatën në Alepo dhe dështimin e armëpushimit, mësohet se Rusia dhe SHBA do të rifillojnë bisedimet për Sirinë. Pritet që të shtunën kryediplomati amerikan John Kerry të takohet në Zvicër me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Në takim do të marrin pjesë edhe fuqi të tjera rajonale si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.