☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,002 ▼ -1.17% ETH $2,304 ▼ -2.53% XRP $1.4173 ▼ -1.09% SOL $85.3600 ▼ -1.69%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Opinion

Akuzohen për korrupsion, por protestojnë kundër tij…

Nga ARDI STEFA

Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë me shumë finesë: ata që akuzohen për korrupsion, dalin në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit. Ata që akuzohen si mbrojtës të korrupsionit flasin më shumë kundër tij.

Aspak si akt pendese, aspak si reflektim, thjesht si narrativë si spektakël për të gënjyer ndjekësit. Fiks si një teatër absurd ku aktorët luajnë viktimën, ndërsa publiku duhet të duartrokasë, jo të pyesë

ëgjon ata që flasin e protestojnë dhe mendon: më në fund, ndërgjegjësim! Por kur kthen kokën e afrohet kamera, fytyrat janë të njohura. Janë po ata që dje firmosnin tendera, që sot i quajnë “afera”. Janë po ata që kur ishin në pushtet e quanin transparencën luks, ndërsa sot e kërkojnë si të drejtë të mohuar. Janë po ata që dje firmosnin kontrata me hije dhe sot mbajnë fjalime kundër errësirës. Janë po ata që dje mbyllnin gojë, ndërsa sot bërtasin nëpër tribuna e mikrofonë. Një “rotacion moral” më i shpejtë se çdo rotacion politik.

Janë mjeshtra të një zanati të vjetër: Bërtasin “hajduti!” me zë të lartë, që të mos dëgjohet zëri i ndërgjegjes, nëse ka mbetur ndonjë gjurmë ndërgjegjeje.

Protesta e tyre nuk është revoltë, është alibi dhe një mënyrë për të shpëtuar nga akuza. Një foto për publikun, një mburojë për hetimin.

Protestat dhe kritikat kundër korrupsionit bëhen një mjet larjeje i imazhit. Një detergjent publik për njollat private. Ndjekësit mbajnë parulla kundër korrupsionit, por duart që i mbajnë janë duar të lodhura.

Ironia? Jo, kjo ka kaluar prej kohësh në cinizëm. Sepse këta nuk turpërohen më nga asgjë. Përkundrazi, e përdorin si strategji. Sa më i akuzuar, aq më i i zellshëm je të bërtasësh kundër korrupsionit. Sa më i përfshirë, aq më i revoltuar mund të shfaqesh në ekran.

Korrupsioni nuk është më problem për t’u luftuar, por narrativë për t’u përdorur. Kush është më i zoti të bërtasë “Kapeni hajdutin!”, fiton një raund në opinionin publik, pak më tepër jetëgjatësi politike.

Kështu, nuk kemi më një luftë kundër korrupsionit. Kemi një garë mes të korruptuarve se cili e luan më mirë rolin e të ndershmit. Fatkeqësisht, shpesh fiton ai që gënjen më bukur.

Kjo situatë është degradim moral e politik. Të korruptuar që nuk ndëshkohen, por që kanë kurajën të shiten si shpëtimtarë dhe, shpesh gjejnë edhe ndjekës të zellshëm.

Rreth vicioz: akuzohen, mohojnë, protestojnë, rikthehen, dhe pastaj akuzohen për të akuzuar sërish. Riciklim jo vetëm i figurave, por i vetë hipokrizisë.

Dhe publiku? Protestuesit dhe publiku janë të ftuar të zgjedhin: ose të harrojnë, ose të duartrokasin.

Fatkeqësisht në Shqipëri, kujtesa është armiku kryesor.

Nëse kujton, e sheh farsën dhe ndoshta reagon.

Nëse harron, bëhesh pjesë e saj.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.