☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,849 ▲0.48%
DOW 47,952 ▲0.07%
NASDAQ 23,067 ▲0.71%
NAFTA 99.58 ▲3.12%
ARI 4,768 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,556 ▲ +2.18% ETH $2,238 ▲ +1.94% XRP $1.3445 ▲ +1.11% SOL $83.7100 ▲ +2.1%
S&P 500 6,849 ▲0.48 % DOW 47,952 ▲0.07 % NASDAQ 23,067 ▲0.71 % NAFTA 99.58 ▲3.12 % ARI 4,768 ▼0.42 % S&P 500 6,849 ▲0.48 % DOW 47,952 ▲0.07 % NASDAQ 23,067 ▲0.71 % NAFTA 99.58 ▲3.12 % ARI 4,768 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Alarmi, gjallesat detare janë përgjysmuar

Popullsia e mamalëve, zogjve, peshqve dhe reptilëve detarë është përgjysmuar në katër dekadat e fundit.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim, që thotë se disa prej specieve, ndër më të gjuajturat nga njeriu, janë më të prekura dhe shifra e shfarosjes së tyre shkon deri në 75 përqind.

Përveç aktivitetit njerëzor, si peshkimi, një tjetër faktor për këtë ulje drastike të botës së gjalë marine, vlerësohet në studim, janë edhe ndryshimet klimatike.

Dokumenti është përgatitur nga Fondi Botëror për Jetën e Egër dhe Shoqëria Zoologjik e Londrës.

“Aktiviteti njerëzor ka dëmtuar seriozisht oqeanet duke kapur dhe konsumuar sasi peshqish dhe gjallesash të tjera detare më shumë sesa ato riprodhohen”, thotë Marco Lambertini, kreu i “ËËF International”.

Sa i takon ndryshimeve klimatike, raporti thotë se rritja e sasisë së karbonit në atmosferë po përthithet me shpejtësi edhe nga oqeanet, që po kthehen gjithnjë e më shumë në një mjedis më acid që dëmton një numër të madh të specieve.

Studimi përfshiu në analizë më shumë se 1200 specie dhe gjallesa detare në 45 vitet e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.