🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,923 ▲ +0.1% ETH $2,057 ▼ -0.2% XRP $1.3180 ▲ +0.14% SOL $80.3800 ▲ +1.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

Alarmi i Trump: Nëse më mohojnë nominimin do të ketë trazira

Pretendenti republikan për të marrë nominimin në Presidencialet e nëntorit në SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar këtë të mërkurë për trazira, në rast se atij do t’i mohohet miratimi partiak i kandidatit zyrtar për president, pas një serie fitoresh në të ashtuquajturat “primare”.

Manjati njujorkez shënoi fitore së fundi edhe në shtete si Florida, Illinois dhe Karolina e Veriut, gjatë së martës, duke qenë tashmë shumë më pranë 1237 kandidatëve të nevojshëm për të fituar nominimin. Por, humbja në shtetin deciziv të Ohios, i ka lënë dyert të hapura për të tjerët në parti, që po përpiqen ta ndalin Trumpin ta fitojë këtë kandidaturë për zgjedhjet e 8 nëntorit.

Trump mund të jetë në prag të shumicës së kërkuar të delegatëve, por mund të mos e kapë atë shifër, duke nxitur establishmentin e partisë të vendosin për një tjetër emër në Konventën e korrikut në Cleveland, në mënyrë që të përzgjedhin formalisht kandidatin republikan.

Në një intervistë për CNN gjatë kësaj të mërkure, Trump u përgjigj mbi supozimin se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrin numrin e nevojshëm të delegatëve dhe i mohohet nominimi. “Nuk mendoj se po më thoni që nuk do ta kap atë shifër automatikisht. Nuk besoj se do të dëshironit trazira, sepse kështu mendoj se do të ketë në Amerikë. Unë po përfaqësoj një numër tepër të madh njerëzish, me miliona të tillë”, ka thënë ai.

Udhëheqësit e partisë janë të tronditur mbi mënyrën e ngjitjes kaq të shpejtë të manjatit të pasurive të paluajtshme, sidomos për shkakt ë retorikës së tij të ashpër dhe pozicionin që ka bërë të ditur se do të mbajë, gjë që nuk përputhen me ndienjat e republikanëve. Këtu përfshihen angazhimet për të deportuar rreth 11 milionë emigrantë ilegalë, pengimin e përkohshëm të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe ndërtimin e një muri të madh përgjatë kufirit me Meksikën.

Por, përpjekja e establishmentit republikan për ta ndalur atë mund të ketë ardhur shumë vonë, pasi lista e gjatë e kandidatëve prej 17 të tillë fillimisht, tashmë është shkurtuar në vetëm 3: me Trumpin 69 vjeç pretendent, përpara senatorit 45-vjeçar Ted Cruz dhe guvernatorit të Ohios, John Kasich 63 vjeç.

E ndërsa gara brenda republikanëve mbetet e turbullt, Hillary Clinton siguroi të tjera fitore në Florida, Illinois, Ohio dhe Karolinën e Veriut gjatë së martës, duke hedhur dyshime mbi aftësinë e senatorit Bernie Sanders për ta mposhtur atë në garën për nominimin demokrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.