Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,587 ▲0.46%
DOW 46,420 ▲0.64%
NASDAQ 21,887 ▲0.57%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,531 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,881 ▲ +1.84% ETH $2,166 ▲ +1.92% XRP $1.4125 ▲ +1.47% SOL $91.7400 ▲ +2.96%
S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 % S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Albin Kurti në Tiranë: Perspektivë e zymtë për Ballkanin

Dje pasdite liderët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Visar Ymeri morën pjesë në një tubim në Tiranë që u organizua në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.

Në këtë tubim morën pjesë aktivistë e simpatizantë të Vetëvendosjes në Tiranë si dhe personalitete të historisë e kulturës si Pëllumb Xhufi, Moikom Zeqo e të tjerë.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me fitoren që u arrit në 1 shtator në Prishtinë, ndërsa, si rezultat i qëndresës së Vetëvendosjes, u anulua ligji për demarkacionin me Malin e Zi. Nëse do të kalonte ai ligj, do t’i faleshin Malit të Zi 8200 hektarë nga hapësira e Kosovës.

“Ky ishte një kapitullim në tavolinë i Thaçit, Isa Mustafës dhe Veselit, sepse në të vërtetë asnjë betejë nuk pati”, tha Albin Kurti.

Më tej ai tha se në 1 shtator Thaçi, Mustafa e Veseli mobilizuan 8200 policë kundra mijëra qytetarëve të Kosovës që protestonin kundër demarkacionit. Këtë ata e bënë për të garantuar dhënien e 8200 hektarëve tokë të Kosovës Malit të Zi.

Mirëpo si asnjëherë tjetër, kundër demarkacionit ishte një peticion i firmosur nga 205 mijë qytetarë shqiptarë të Kosovës dhe ky vullnet i këtyre qytetarëve ishte i pamundur të anulohej.

Megjithatë, Albin Kurti dhe Visar Ymeri e paraqitën të zymtë perspektivën në Ballkan. Madje Kurti nuk e përjashtoi mundësinë e një lufte të re, pasi janë shtuar orekset nacionaliste të Serbisë ndaj Kosovës dhe shteteve të tjera në Ballkan./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.