☁️
Tiranë 13°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,697 ▲0.98%
DOW 46,917 ▲0.77%
NASDAQ 22,377 ▲1.23%
NAFTA 94.29 ▼4.48%
ARI 4,995 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,040 ▲ +3.49% ETH $2,319 ▲ +10.61% XRP $1.5178 ▲ +7.35% SOL $94.3600 ▲ +7.34%
S&P 500 6,697 ▲0.98 % DOW 46,917 ▲0.77 % NASDAQ 22,377 ▲1.23 % NAFTA 94.29 ▼4.48 % ARI 4,995 ▼1.32 % S&P 500 6,697 ▲0.98 % DOW 46,917 ▲0.77 % NASDAQ 22,377 ▲1.23 % NAFTA 94.29 ▼4.48 % ARI 4,995 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Albstar merr me koncesion hekurudhën Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë, investimi 20 mln USD

aa Sistemi hekurudhor i lënë mbas dorë për gati dy dekada duket se, po aktivizohet sërish. Agjencia Prokurimit publik shpalli fituese të garës për dhënien me koncesion të rehabilitimit, operimit dhe transferimit të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë” bashkimin e Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION”.

Vlera e investimit do të jetë 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë USD dhe nga burimet në Ministrinë Transportit mësohet se hekurudha do të transportojë naftën nga rafineritë e Ballshit dhe Fierit në parkun industrial të Vlorës, “Petrolifera”.

Forma e kontratës së koncesionit është R.O.T (Rinovim – Operim – Transferim). Sasia mesatare e transportuar e mallrave / mineraleve për vit kalendarik pritet të jetë 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit. Koha e zbatimit te punimeve është 46 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe vlera e investimit (pa TVSH) është 2,4 miliardë lekë

Afati i negocimit të Kontratës tuaj do të jetë 45 dite nga marrja e njoftimit të fituesit. Bashkimi Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k & “MATRIX KONSTRUKSION” sh.p.k, kërkohet t’i paraqesë Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës sigurimin e kontratës sipas formës se kërkuar në Dokumentat Standarte të Procedurës Konkurruese, në vlerën e 2% të investimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.