☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,159 ▲ +2.53% ETH $2,152 ▲ +4.49% XRP $1.3616 ▲ +2.93% SOL $84.6000 ▲ +1.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Albtelecom 10.9 milionë euro për rinovimin e licencës, do e paguajë me dy këste

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur që të rinovojë me afat 15 vjeçar licencën për operatorin Albtelecom sh.a. Bëhet fjalë për atë që njihet si autorizim individual për përdorimin e  frekuencave  900 MHz dhe 1800 MHz. Vetë AKEP njoftoi se është rënë dakord me kompaninë që pagesa në shumën prej 10.9 milionë euro të bëhet në dy këste një kërkesë që e kishte bërë më herët Albtelecom dhe që u shty për vendimmarrje nga autoritetet publike.

“Në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi, rinovimi i Autorizimit Individual të Albtelecom sh.a është miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP nr. 37 datë 31.10.2019, pas miratimit të Aktit të Dakortësisë mes Grupit Ad Hoc në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albtelecom sh.a, për rinovimin e Autorizimit Individual me çmimin 10.9 milionë Euro për frekuencat e brezit 900 MHz dhe 1800 MHz, me afat 15 vjeçar. Sipas Aktit të Dakortësisë, pagesat e Albtelecom sh.a janë përcaktuar me dy këste, secili nga 50 % të çmimit total. Kësti i parë është shlyer nga Albtelecom sh.a në datën 31.10.2019 në llogarinë e Qeverisë Shqiptare, ndërsa kësti i dytë do të shlyhet brenda datës 31 mars 2020” thuhet në njoftimin e bërë nga AKEP.

Ky i fundit shton se gjatë takimit të mbajtur me rastin e dorëzimit të autorizimit individual operatorit Albtelecom u diskutua edhe mbi rëndësinë e vazhdimit të përdorimit të ketyre brezave të frekuencave nga Albtelecom sh.a për pajtimtarët e kësaj kompanie por edhe si investim nga Albtelecom sh.a në fushën e komunikimeve elektronike, në Shqipëri.

Po kështu në fokus ishin edhe çështje të zhvillimeve teknologjike dhe situatën e tregut të komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke përfshirë edhe bllokun A1 të frekuencave të brezit 800 MHz të paalokuar (4G/4G+) dhe brezat 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz të teknologjive 5G, për tu dhënë në përdorim nga AKEP operatorëve celularë në vitet në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.