Meloni shpall bashkëpunimin në rritje Itali-Algjeri për gazin
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një vizitë zyrtare në Algjer, njoftoi sot një forcim të bashkëpunimit me Algjerinë me qëllim “rritjen e furnizimit me gaz algjerian” në Itali.
“Ne kemi vendosur të forcojmë bashkëpunimin tonë tashmë shumë të fortë përmes kampionëve tanë kombëtarë”, kompanisë italiane ENI dhe kompanisë algjeriane ‘Sonatrach’ duke punuar në fronte të reja si gazi argjilor dhe eksplorimi në det të hapur”, njoftoi Meloni gjatë një konference për shtyp, së bashku me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune.
”Ky bashkëpunim i rritur dypalësh do të forcojë rrjedhën e furnizimeve me gaz nga Algjeria në Itali”, shtoi kryeministrja Meloni, vendi i së cilës varet nga gazi natyror i prodhuar në Algjeri për më shumë se 30% të nevojave të tij./ a.jor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.