☁️
Tiranë 9°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲0%
ARI 4,575 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $67,676 ▼ -3.83% ETH $2,037 ▼ -5.44% XRP $1.3768 ▼ -4.39% SOL $85.6400 ▼ -4.8%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲0 % ARI 4,575 ▲0 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲0 % ARI 4,575 ▲0 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: OSHEE në Kurbin drejtohet nga trafikanti i makinave

Partia Demokratike vijoi me denoncimin e asaj që e cilëson inkriminim i administratës shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj denoncoi emërimin në krye të OSHEE-së së Kurbinit të një personi që opozita thotë se ka qenë kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina.

“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin. Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike”, tha Alibeaj.

Sipas tij, lajmi i arrestimit të këtij personi po mbahet i fshehtë dhe megjithëse nën arrest për vepër penale, Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE-së së Kurbinit.

“Inkriminimi i institucioneve nuk ndalet dhe pasurimi i zyrave me trafikantë vazhdon me të njëjtat ritme. Ndërsa Edi Rama krekoset me represionin ndaj të pamundurve, banda e tij në OSHEE vazhdon të dhunojë qytetarët, vazhdon të shtojë radhët me kriminelë me damkë”, tha Alibeaj.

Sipas demokratëve, Rama ndan pushtetin me kriminelë dhe kjo është arsyeja që nuk e ka dashur dekriminalizimin.

“Dekriminalizimi është jetik dhe duhet të zbatohet një orë e më parë që zyrat publike dhe politika të pastrohen nga banditët e Edi Ramës”, mbylli deklaratën Enkelejd Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.