☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,323 ▲ +2.39% ETH $2,413 ▲ +3.93% XRP $1.3153 ▲ +2.71% SOL $96.4900 ▲ +3.6%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Protesta e opozitës, molotovë e fishekzjarre ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot protestën e gjashtë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.

Kjo protestë ka si simbolikë edhe 22 marsin e vitit 1992, që shënoi fitoren e PD-së në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.

Një pjesë e protestuesve u grumbulluan fillimisht pranë selisë së Partisë Demokratike, nga ku, së bashku me kryetarin Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, marshuan drejt Bulevardit për t’iu bashkuar protestës.

Protesta e opozitës ishte pa foltore e pa fjalime, pasi sipas drejtuesve të PD-së kjo është një përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve dhe demokratëve që nuk duan fjalime, por një aksion konkret.

Mbështetësit e opozitës hodhën fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Ndërsa forcat e Policisë kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Protestuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën nga godina e kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Skënderbej” ku kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme sikundër edhe në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të vazhdueshme protestuesve që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike dhe të ruajnë qetësinë.

Pas mosrespektimit të këtyre thirrjeve, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke përdorur mjete ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Mbështetësit e opozitës kanë sulmuar me molotovë edhe automjetet e policisë të vendosura përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Ashtu si dhe në sulmet e tjera, protestuesit janë shpërndarë me hedhje të ujit dhe gazit lotsjellës.

Më pas protestuesit, të kryesuar nga kreu i PD-së Sali Berisha vijuan marshimin drejt zonës së ish-bllokut si dhe sheshit “Wilson”. Më pas ata u kthyen në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Situata paraqitet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë të jenë të pranishme në terren për të mbajtur nën kontroll zhvillimet dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në protestën e sotme.

Gjithashtu Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e PD-së, në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

[Best_Wordpress_Gallery id=”17″ gal_title=”Protesta e opozites”]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.