☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Alibeaj: Plotësim i godinave të shërbimit mjekësor me kushtet e duhura

Kandidati i PD për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, takoi banorët e fshatit Lalar. Këta të fundit shprehën indinjatë për braktisjen nga pushteti vendor. Sipas tyre, në fshat përveç mungesës së infrastrukturës rrugore, kanalizimeve, ujit të pijshëm dhe kanaleve kullues, mungon edhe shërbimi shëndetësor.

Alibeaj u tha banorëve se në programin e tij për bashkinë e madhe të Fierit përfshihet plotësimi i godinave të shërbimit mjekësor me kushtet e duhura për këtë shërbim si dhe lobimi i fuqishëm pranë qeverisë për të plotësuar me infermiere dhe mjek çdo qendër shëndetësore në çdo fshat.

Në fshatin Mbrostar, banorët shprehën mbështetje të fortë për kandidatin Alibeaj. “Gjendja ka marrë rrokullisjen dhe kur rrokulliset guri nuk dihet se ku ndalet”, tha një banor Mbrostarit, duke shtuar se, “duhet të mendojmë mirë përpara se të votojmë. Qeveria na ka zhgënjyer të gjithëve këto 2 vitet e fundit”.

Në fshatin Petovë banorët ankohen mes të tjerash edhe për energjinë elektrike. Ata thonë se linja e furnizimit me energji është e improvizuar dhe nuk shërben për një furnizim normal. Nga ana tjetër kultivimi i tokës është tepër i kushtueshëm.

Alibeaj tha në këtë fshat se zona ka një pozicion të favorshëm dhe strategjik për bujqësinë ndaj duhet të shfrytëzohet dhe do të shfrytëzohet si potencial ekonomik. Sistemimi i rrjetit kullues dhe vaditës është një sipërmarrje që bashkia e madhe e Fierit do ta realizojë me pak kosto. Një strukturë e posaçme me mjete do të jenë në shërbim të këtij sistemi në të gjithë fshatrat e Fierit për ta kthyer këtë sistem në funksional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.