Qeveritare

Altari ku Papa Françesku do mbajë meshën e shenjtë

Në sheshin “Nënë Tereza” vijojnë përgatitjet për ceremoninë e pritjes së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut.

pamjaaa-sheshiMe një projekt të Ministrisë së Kulturës, ky shesh po transformohet dhe prej andej janë hequr shumë ndërtime, ndërkohë që dje, kryeministri Rama në Twitter ka paraqitur projektin përfundimtar të skenës, që do të përdoret për pritjen e Papës dhe ceremonitë, që do rezervohen për Atin e Shenjtë.
Nderkohe Bashkia e Tiranës ka miratuar fondin prej 50 mijë eurosh, për ndërtimin e altarit ku do të mbahet mesha e shenjtë nga Papa Françesku, të dielën e 21 shtatorit në Tiranë. Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi, bëri të ditur sot për mediat se “Bashkia e Tiranës, krahas investimeve që po kryen në sheshin “Nënë Tereza” ka marrë përsipër që të mbështesë dhe financojë atë çka është ndoshta edhe pjesa më e rëndësishme e festimeve gjatë vizitës së Papës, altarin ku do të mbahet mesha e shenjtë nga Papa Françesku”.
Sipas tij, ky financim prej 50 mijë eurosh ka ardhur në përgjigje të një kërkese të bërë nga Kisha Katolike, e cila i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për financim, duke u gjendur në pamundësi për të përmbushur këtë detyrim. Bashkia e Tiranës para dy ditesh aprovoi fondin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin dhe mbarëvajtjen e gjithë pjesës ceremoniale të altarit, ku do të mbahet mesha e shenjtë.
Duke iu përgjigjur interesimit të medias pse financohet altari nga Bashkia e Tiranës dhe jo nga qeveria, Skënderi tha se “qeveria ka marrë përsipër vetëm fasadat, Bashkia e Tiranës zbatimin e projektit në sheshin “Nënë Tereza”, faza e parë e të cilit do të jetë për mbarëvajtjen e meshës së shenjtë dhe altari iu la Kishës Katolike. Në pamundësi për të gjetur financimin, kisha iu drejtua me një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës, e cila pas një konsultimi dy javor me Kishën ka arritur të miratojë dje fondin prej 50 mijë eurosh”.
Bashkia, vijoi Skënderi, me një fond prej 332,786,906 lekë, po zbaton projektin për rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza”.
Po kështu, Bashkia e Tiranës i ka akorduar Atit të Shenjtë dhe titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button