☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.17 ▲1.27%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,537 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.44% XRP $1.3286 ▲ +2.24% SOL $103.0400 ▲ +3.04%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AMA dhe operatorët e tregut audioviziv synojnë të ndërtojnë metodologji për matjen e audiencës

Për këtë qëllim, është rënë dakord për ngritjen një Komitetit të Përbashkët të Industrisë që do të punojë për hartimin e një metodologjie të tillë. Fillimisht, është ngritur fillimisht një Bord Themelues/Grup fillestar pune, që ka përcaktuar mënyrën e ngritjes dhe organizimit vendimmarrës dhe financiar të Komitetit të Përbashkët të Industrisë.

Pjesë e Bordit Themelues me të drejtë vote, janë televizionet me shtrirje kombëtare si dhe shoqata përfaqësuese të kompanive reklamuese dhe të kompanive të marketingut, në këtë proces AMA si Rregullator i këtij tregu, nuk do të jetë pjesë e Komitetit të Përbashkët me të drejtë vote.

Në lidhje me metodologjinë që do të zbatohet, palët kanë rënë dakord për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Industrisë, si një ent organizator e vendimmarrës i procesit të matjes së audiencës.

Formula e pranuar është me nëntë anëtarë, ku bëjnë pjesë përfaqësues të tre televizioneve private me licencë kombëtare, përfaqësues të tre televizioneve rajonale, Televizioni Publik dhe dy anëtarë nga shoqata e agjencive të reklamave.

Është miratuar gjithashtu formula e përzgjedhjes së tre përfaqësuesve në Komitetin e Përbashkët të Industrisë, e cila do të bazohet në disa kritere, si rotacioni vjetor, i përcaktuar nga rezultatet që do të dalin nga matja e audiencës dhe numri i punonjësve të siguruar dhe vlera e sigurimeve shoqërore e dy viteve të fundit.

Në këtë proces, AMA, në cilësinë e autoritetit rregullator të pavarur, do të ketë rol nxitës, deri në krijimin e Komitetit të Përbashkët si dhe do të japë ndihmën e vet për metodologjinë që do të zbatohet për matjen e audiencës.

Në ligjin 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nuk gjendet rregullim mbi konceptin për matjen e audiencës së operatorëve audiovizivë dhe për këtë arsye, AMA do kryejë ndryshimet përkatëse ligjore, duke përfshirë edhe konceptin e Matjes së Audiencës.

Mungesa e matjeve të besueshme të audiencës së operatorëve audiovizivë është një problem si për tregun mediatik, ashtu edhe për atë reklamave dhe për shpërndarjen e buxhetit të marketingut të bizneseve.

Në mungesë të një matjeje të saktë të audiencës, për një biznes është e vështirë të vlerësojë nëse çmimi i reklamës i kërkuar për një program apo fashë të caktuar orare është i arsyeshëm.

Kjo çështje është përfshirë në Dokumentin Strategjik dhe Planin e Veprimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për periudhën 2024-2026, që është depozituar për marrje mendimi edhe në Autoritetin e Konkurrencës.

Autoriteti I Konkurrencës ka vendosur t’i rekomandojë Autoritetit të Mediave Audiovizive që, në hartimin e metodologiisë për matjen e audiencës të operatorëve televizivë (OSHMA), të aplikojë metodat më të përshtatshme, duke reflektuar parimet bazë të konkurrencës që janë barazia, gjithpërfshirja, transparenca, mosdiskriminimi, përgjegjshmëria etj. Mbi bazën e të cilit të gjithë operatoret e tregut te shprehin opinionet dhe sugjerimet e tyre.

Gjithashtu, kërkohet që AMA të sjellë për vlerësim paraprak pranë Autoritetit të Konkurrencës, çdo projekt akt normativ që do të rrjedhë nga zbatimi i Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2024-2026, në lidhje me matjen e audiences, si edhe çdo vendimmarrje e Komitetit të përbashkët të Industrisë që mund të ketë lidhje me pjesët e tregut sipas matjes se audiencës, për të vlerësuar nëse vendimi cenon konkurrencën e lirë dhe efektive në treg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.