🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 96.02 ▲1.72%
ARI 4,711 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,907 ▲ +1.81% ETH $2,381 ▲ +2.8% XRP $1.4368 ▲ +1.14% SOL $87.3800 ▲ +1.61%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.02 ▲1.72 % ARI 4,711 ▼0.63 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.02 ▲1.72 % ARI 4,711 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Kosova

Taktizime politike për presidentin, analistët paralajmërojnë zgjedhje

Pavarësisht ofertës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk pati reflektim nga partitë opozitare për zgjidhjen e çështjes. PDK-ja refuzoi ofertën, duke e cilësuar si taktikë politike të Kurtit, ndërsa LDK-ja kërkoi garanci për 66 vota nga pushteti duke përmendur edhe mundësinë e kandidimit të Vjosa Osmanit. Analistët vlerësojnë se zhvillimet e fundit më shumë i ngjajnë taktikave politike për fushatën zgjedhore.

Të gjitha lëvizjet politike të fundjavës, ku partia në pushtet i ofrojë opozitës postin e presidentit me një kandidat jo partiak, sipas njohësve të rrethanave politike, konsiderohen si taktikizime të momentit dhe përgatitja e terrenit për fushatën zgjedhore.

“Krejtësisht e qartë që asnjë lider, asnjë parti nuk e ka seriosisht gjetjen e një zgjidhjeje adekuate, një zgjidhje të duhur dhe tashmë kemi hy në fushën e spektaklit politik, me qëllimin e vetëm që maksimalisht të fajësohet pala tjetër dhe të krijohen kauza për fushatën zgjedhore e cila na pret. Pra, çdo gjë që është duke ndodhur tash është në funksion të gjetjes së elementëve që do të shfrytëzohen në fushatën e cila na pret, sepse nuk ka më as kohë, nuk ka më as kuptim që me kaq shpejtësi të merret një vendim kaq madhor si çështja e presidentit”, tha Artan Muhaxhiti, njohës i rrethanave politike.

Oferta e Kurtit dëshmi e provë për opozitën për të paraqitur atë si bllokuese, thotë profesori universitar Mazllum Baraliu. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar përfundimisht çështjen dhe nëse nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi do të shpërndahet automatikisht të martën.

“Kjo çështje është e shteruar nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese po edhe nga vendimet e mëhershme. Dhe vetëm mund të jetë vazhdimësi eventuale e një ping-pongu, një loje politike të subjekteve politike që kanë interes për të caktuar në këtë rast eventualisht për t’i shtyrë zgjedhjet në një kohë kur përgjigjet dikujt apo dikujt tjetër më shumë, përndryshe nuk ka ndonjë bazë e cila do duhej t’ishte si kërkesë pra e pranueshme për Gjykatën Kushtetuese në rastin dhe situatën që jemi tani”, tha ai.

Në dy ditët e mbetura skena politike duket e larguar nga një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri. Vetëvendosje ka kërkuar nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike propozimin e tre emrave të përbashkët, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku ia ka paraqitur kryeministrit Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit, duke kërkuar garanci për 66 vota nga pushteti.

Pa një reagim nga Kurti, deputetët po flasin gjithnjë e më shumë për mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Tema: kryeore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.