🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 96.10 ▲1.8%
ARI 4,698 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.62% ETH $2,360 ▲ +1.75% XRP $1.4259 ▲ +0.18% SOL $86.5600 ▲ +0.56%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.10 ▲1.8 % ARI 4,698 ▼0.9 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.10 ▲1.8 % ARI 4,698 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
27 Apr 2026
Breaking
Opinion

Në Kosovë duhet të thirret në lojë populli

THOMA GËLLÇI

Ka një përpjekje  për ta kthyer përplasjen mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në një tregim  politik, ku Kurti del si lojtari arrogant që humbi një aleate të çmuar, ndërsa Osmani si viktima e mençur që pret momentin e saj të rikthimit. Është një tregim i përshtatshëm për sallone politike,për studio televizive, dhe biseda ne Starbucks . Por ka një problem të vogël,.

Per mendimin tim ceshtja eshte shume me e thjeshte : nuk është se Kurti e nënvlerësoi Vjosa Osmanin. Ajo sot, nuk ka peshën politike për t’u imponuar si zgjidhje. Në politikë, ndonjëherë, kjo hollësi  quhet matematikë. Dhe matematika, për fat të keq të ambicieve personale, nuk impresionohet nga deklaratat, nga buzëqeshjet  apo nga kujtimet e vitit 2021.

Kushtetuta e Kosovës është mjaft e qartë: presidenti zgjidhet nga Kuvendi, kandidati duhet të paraqesë të paktën 30 nënshkrime deputetësh dhe zgjedhja kërkon shumicë të cilësuar në raundet e para. Pra, përpara se dikush të shpallet “faktor stabiliteti”, duhet të kalojë një provë modeste: të ketë kush ta propozojë. Jo ta lavdërojë. Jo ta intervistojë. Jo ta kujtojë me mall. Ta propozojë.

Këtu fillon dhe mbaron problemi i Vjosa Osmanit. Ajo mund të ketë qenë pjesë e një konfigurimi fitues në të kaluarën. Mund të ketë ndihmuar Kurtin të zgjerojë bazën e tij politike. Mund të ketë pasur rol në afrimin e votuesve të moderuar. Të gjitha këto mund të jenë të vërteta. Por politika nuk është muze kujtimesh. Askush nuk zgjidhet president sepse dikur ka qenë i dobishëm. Nëse kështu do të funksiononte sistemi, gjysma e ish-aleatëve në Ballkan do të kërkonin poste kushtetuese per shkaqe nostalgjie.

Osmani u zgjodh presidente në vitin 2021 në një rrethanë politike shumë të veçantë, si pjesë e një marrëdhënieje të qartë me Vetëvendosjen dhe me Kurtin. Atëherë, ajo mori 71 vota nga 82 deputetë të pranishëm, në një seancë ku opozita pjesërisht bojkotoi procesin. Pra, edhe mandati i saj i parë nuk ishte produkt i një force të pavarur politike të konsoliduar; ishte produkt i një marrëveshjeje politike, i një momenti elektoral dhe i një bashkimi interesash.

Ky nuk është mëkat. Në politikë, marrëveshjet janë normale. Por është problem kur një marrëveshje e dikurshme ngatërrohet me legjitimitet të përhershëm. Vjosa Osmani duket se ka pritur që kapitali i vitit 2021 të vazhdonte të prodhonte dividentë politikë pafundësisht. Fatkeqësisht, politika nuk është depozitë bankare me interes të garantuar.

Një presidente që flet në emër të institucioneve nuk pret të shpëtohet nga aritmetika partiake. Një figurë që paraqitet si mbi palët ka nevojë që njëra palë ta mbajë në lojë. Një politikane që kërkon të shihet si garanci stabiliteti nuk arrin të dëshmojë se ka një bazë të vetën parlamentare. Dhe pastaj na thuhet se kjo është zgjidhja.

Pretendimi se rikthimi i Osmanit do të sillte stabilitet është një nga ato formulat politike që tingëllojnë serioze vetëm derisa pyet: stabilitet për kë? Për qytetarët? Për institucionet? Apo për partitë që duan të shmangin zgjedhjet dhe të blejnë pak kohë? Sepse nëse qëllimi është thjesht të shmanget një tjetër përballje me votuesit, atëherë le ta themi hapur.

Kosova nuk ka nevojë për një presidente që del nga paniku i partive. Nuk ka nevojë për një figurë që vendoset aty sepse askush nuk ka fuqi të imponojë dikë tjetër. Një president i tillë mund të jetë i dobishëm për kalendarin politik, por jo për Republikën. Mund të qetësojë një javë, një muaj, ndoshta një sezon televiziv. Por nuk krijon autoritet. Nuk krijon legjitimitet. Nuk krijon respekt institucional.

Në fakt, kriza e sotme nuk është  krizë emrash. Emri i Vjosa Osmanit merret si shembull. Është krizë rregullash. Sistemi i zgjedhjes së presidentit në Kosovë e ka kthyer postin e kreut të shtetit në një objekt pazari parlamentar. Çdo mandat presidencial bëhet potencialisht një krizë kushtetuese, çdo kandidat bëhet peng i kuorumit, çdo parti zbulon papritur një ndjeshmëri të thellë ndaj “stabilitetit”, sidomos kur stabiliteti i shërben interesit të saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në mars 2026,  e bëri edhe më të qartë këtë ngërç: dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhoi efekt juridik dhe deputetëve iu la një afat shtesë për të përfunduar procedurën e zgjedhjes së presidentit.   Kjo është pamje e një  sistemi ku institucionet shpenzojnë energji për të sqaruar se kush ka të drejtë të bëjë çfarë, ndërsa politika bën sikur po mendon për qytetarët.

Ka nje  pjese sikletshme logjika  mbrojtësve  te Osmanit: nëse ajo është vërtet faktore e qendrës, ku është qendra e saj? Nëse është urë me votuesit e moderuar, ku janë deputetët që e mbështesin? Nëse është figurë e pavarur, pse pavarësia e saj varet nga vendimi i Kurtit? Nëse është zgjidhje kombëtare, pse duket se nuk arrin të bëhet as propozim parlamentar?

Këto janë pyetje të thjeshta. Dhe pikërisht për këtë janë të pakëndshme. Sepse politika jonë shpesh preferon pyetje të mëdha, të mjegullta, historike, dramatike. “Çfarë do të ndodhë me Kosovën?” tingëllon shumë më fisnike sesa “a i ka 30 firma?” Por ndonjëherë fati i një ambicieje politike varet pikërisht nga kjo pyetje e dytë.

Natyrisht, Osmani mund të bëhet përsëri presidente. Politika shqiptare ka një talent të rrallë për të prodhuar zgjidhje që askush nuk i do, por të gjithë i pranojnë përkohësisht. Mund të arrihet një marrëveshje për ta shmangur krizën. Mund të ndërtohet një kompromis për të mos shkuar në zgjedhje. Mund të thuhet se “në këto rrethana” ajo është zgjidhja më e arsyeshme. Kjo fjali, “në këto rrethana”, është shpikja më e madhe e politikës për të justifikuar çdo gjë.

Por edhe nëse ndodh kjo, thelbi nuk ndryshon. Vjosa Osmani do të mbetet një figurë që nuk përfaqëson një forcë reale në politikën kosovare. Do të jetë presidente e marrëveshjes, jo e mandatit. Presidente e shmangies, jo e zgjedhjes. Presidente e një kompromisi të lodhur, jo e një legjitimiteti të ri.

Prandaj zgjidhja reale për Kosovën nuk është të shpëtohet Vjosa Osmani, as të dënohet Albin Kurti. Zgjidhja është të ndryshohet mënyra se si zgjidhet presidenti. Nëse presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, atëherë le të thirret populli në lojë. Le të votojnë qytetarët drejtpërdrejt. Le të marrë kandidati mandat nga vota, jo nga pazari. Le të mos mbetet më kreu i shtetit produkt i mungesës së marrëveshjes midis partive.

Kosova ka nevojë për rregulla që prodhojnë legjitimitet, jo për marrëveshje që prodhojnë mbijetesë politike. Ka nevojë për institucione që nuk varen nga humori i grupeve parlamentare. Kosova nuk ka nevoje per nje Bajram.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.