Basti i humbur i Albin Kurtit me Vjosa Osmanin!

Ndodh shpesh që në politikë, gabimet më të mëdha nuk bëhen nga dobësia por nga tepria e vetëbesimit. Albin Kurti, pas viteve të dominimit politik në Kosovë, duket se po bën pikërisht këtë gabim. Vetëbesimi i krijuar nga ngjarjet e 5 a me shumë viteve te fundit i krijoi idene se mund ta trajtonte Vjosa Osmanin si një kapitull të mbyllur, si një figurë që i kishte shërbyer dikur ardhjes së tij në pushtet, por që tashmë mund të lihej jashtë ekuacionit.
Ky duket se ështe jo vetem vendimi por edhe basti i tij. Vjosa Osmani nuk ishte thjesht një aleate e rastit e Albin Kurtit. Ajo ishte njëra nga figurat kryesore që i dha atij hapësirë më të gjerë politike, sidomos te votuesit e moderuar, te ish-elektorati i LDK-së, te qytetarët që nuk ishin domosdoshmërisht militantë të VV-s, por që panë te bashkëpunimi Kurti–Osmani një mundësi për ndryshim institucional. Siç kanë vënë në dukje edhe analiza te ndryshme kombetare dhe jo vetem, fitorja e Kurtit në vitin 2021 lidhej fort me aleancën e krijuar me Osmanin.
Prandaj mosmbështetja e saj për një mandat të dytë, nuk ishte thjesht një vendim procedural por një mesazh politik. Ishte mënyra e Kurtit për të thënë se qendra e gravitetit politik në Kosovë duhet të mbetet vetëm tek ai dhe tek partia e tij.
Por Kosova e ka treguar me shume se njehere, ne fakt me shume edhe se fqinjet e saj bashkekombetare, se nuk është pronë politike e askujt.
U duk qartazi se deshtimi për zgjedhjen e presidentit e futi vendin në krizë të re politike, ndërsa mungesa e një marrëveshjeje për kreun e shtetit solli rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme. Agjensia “Reuters” raportoi se Kuvendi i Kosovës humbi afatin për zgjedhjen e presidentit më 5 mars 2026, duke e futur vendin në një krizë të re politike.
Dhe pasojat nuk vonuan. Raportimet ndërkombëtare treguan se Kurti nuk arriti të siguronte mbështetjen e opozitës për kandidatin e tij presidencial, ndërsa Osmani më pas shpërndau Kuvendin pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Kjo nuk është fitore strategjike. Është humbje politike e maskuar si qëndrim parimor.
Eshte vendi ketu per te thene se edhe Osmani kreu nje gabim politik, ose beri perllogaritje te gabuar me shpoerndarjen e parlamentit, nje shperndarje qe u hodhg poshte nga GJK, dhe me gjasa do te kete pasoja per te ardhmen e saj politike.
Vjosa Osmani mund të ketë gabimet e saj ashtu si ka dhe ambiciet e saj. Mund të ketë pasur përplasje reale me Kurtin. Por pikërisht këtu provohet pjekuria politike, jo në marrëdhëniet me ata që të duartrokasin, por me ata që të sfidojnë brenda kampit tënd.
Albini deshi ta fitojë lojën duke e nxjerrë Vjosën jashtë fushe, por duket se fusha u bë më e ngushtë për atë vetë.
Nëse Vjosa Osmani sot del më e pavarur politikisht, më e hapur ndaj opozitës dhe më e pranueshme për votuesit që kërkojnë ekuilibër, kjo nuk është vetëm meritë e saj. Është edhe dhuratë politike nga gabimi i Albin Kurtit. Sondazhe te ndryshme kanë vënë në dukje se pas mungesës së mbështetjes nga Vetëvendosje, Osmani intensifikoi aktivitetin e saj publik dhe pati afrime me LDK-në.
Në këtë kuptim, Kurti nuk e dobësoi Osmanin, me teper eshte efekti i kundert qe ai e çliroi atë nga hija e tij. Dhe ndoshta kjo është ironia më e madhe e këtij basti: duke menduar se po e largonte Vjosa Osmanin nga skena, Albin Kurti mund t’i ketë dhënë asaj pikërisht mundësinë për t’u rikthyer si faktor më vete.
Basti i Albin Kurtit ishte se Vjosa Osmani nuk i duhej më. Këtu qëndron gabimi i madh i Kurtit: ai e pa Vjosa Osmanin si pengesë, kur në fakt ajo ishte një urë. Ura me votuesit e qendrës. Ura me një pjesë të elektoratit që nuk e do arrogancën partiake. Ura me qytetarët që kërkojnë stabilitet institucional, jo vetëm betejë të përhershme politike.
Rezultati i kesaj përplasjeje , besoj, se do te përcaktoje shume dhe te ardhmen e politikes Kosovare, dhe jo vetem përfundimin e një basti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.