Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,560 ▼ -2.66% ETH $2,067 ▼ -2.93% XRP $1.3892 ▼ -3.12% SOL $86.7100 ▼ -3.8%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Ambasadori në Kroaci, Melo: Vizita e Ramës në Serbi, ngjarje historike në aspektin dypalësh dhe bashkëpunimin rajonal

Ambasadori-i-Shqipërisë-në-Kroaci-Ilir-Melo-223x200Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd ka pasur jehonën e saj në vendet e tjera të rajonit, Europës e më gjerë.

Në njërin prej vendeve të rajonit, që së fundmi është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Kroacia, kjo vizitë është parë si vijimësi në kuadër të iniciativës për bashkëpunimin rajonal.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, e konsideron vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd si një ngjarje historike si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit rajonal.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ambasadori Melo shprehet se, “Vizita e Kryeministrit Rama në Beograd, parë në kontekstin historik dhe atë të zhvillimeve para vizitës, shënon një ngjarje historike si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit rajonal”.

“Kjo vizitë”, thekson ambasadori Melo, “pasi të largohen emocionet dhe përjetimet e castit, do të prodhojë një moment të ri në rajon, i cili më tëpër se kurrë ka nevojë për realizëm, pragmatizëm dhe vizion evropian. Dhe të gjitha këto ishin mesazhe që u transmetuan gjatë kësaj vizite”.

Sipas amabsadorit Melo, “vendet e rajonit tonë, përfshi edhe Kroacinë, janë përcaktuar qartazi për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal me synim integrimin në familjen evropiane”.

Në këtë kuadër, vijon ambasadori Melo, “Kroacia mbështet dhe inkurajon forcimin e kontakteve dhe zhvillimin e vizitave dy dhe shumëpalëshe midis vendeve të rajonit.

“Kroacia është vendi më i afërt me rajonin tonë që i është bashkuar së fundmi BE-së dhe Balkanin Perëndimor e ka në fokusin e politikës së jashtme. Ka qenë iniciativa e Kroacisë që nëpërmjet Ministres së Jashtme, Pusic, në shkurtin e këtij viti, ka kërkuar në Bruksel që Ballkani Perëndimor të jetë më shumë në fokusin e BE-së, vecanërisht në rastin e Bosnjë- Hercegovinës. Ndërkohë, Konferenca e Berlinit e disa ditëve më parë, e artikuloi më tëj këtë iniciativë nëpërmjet propozimit të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, shprehet për ATSH-në, ambasadori i Shqipërisë në Kroaci.

Pra, thekson ambasadori Melo, “mjafton vetëm ky rast për të dëshmuar se rajoni qëndron lart në prioritetet e politikës së jashtme kroate dhe është po Kroacia që duhet të mbajë të fokusuar në rajon edhe vendet e tjera anëtare të BE-së, sepse, si një ndër vendet e rajonit, ajo është direkt e interesuar dhe ka përgjegjësitë e drejtpërdrejta për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tone”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.