☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,065 ▲ +2.38% ETH $2,148 ▲ +4.27% XRP $1.3602 ▲ +2.77% SOL $84.3900 ▲ +1.33%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ambasadorit zviceran Christoph Graf i jepet titulli ‘Qytetar Nderi’ i Beratit

Një emër i ri i shtohet listës së qytetarëve të nderit të Beratit: Christoph Graf, Ambasadori aktual i Zvicrës në Shqipëri. Këshilli bashkiak votoi në mënyrë unanime për t’i dhënë titullin Ambasadorit zviceran me motivin: ‘për kontribut të vlefshëm dhe rol aktiv në mbështetje të projekteve të zhvillimit për qytetin e Beratit dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Zvicrës dhe Shqipërisë’.

‘E marr këtë titull sot si një shenjë të mirënjohjes nga Këshilli Bashkiak i Beratit për contributing e qeverisë time dhe punën që ajo ka bërë përmes bashkëpunimit për zhvillm në vitet e fundit për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në këtë rajon’, tha Ambasadori zviceran ndërsa mori titullin. ‘Duke filluar nga sot qyteti historic i Beratit është në një farë mënyre qyteti im i dytë’, tha Ambasadori Graf.

Kryebashkiaku Petrit Sinaj në fjalën e tij përmendi faktin që gjatë qëndrimit në Shqipëri Ambasadori Graf ka dhënë maksimumin për projektet dhe fondet e bashkëpunimit që përmirësojnë infrastrukturën dhe mundësitë e rajonit të Beratit. Ai lëvdoi në veçanti përkushtimin e palodhur dhe rolin e luajtur nga Ambasadori Graf për t’u siguruar për progresin e projekteve zvicerane të investimeve në këtë zonë. Së bashku me Kryetaren e Këshillit Bashkiak të Beratit Nikoleta Manka, Kryebashkiaku Sinaj dorëzuan certifikatën dhe pllakën e qytetarisë së nderit.

Pas ceremonisë Kryebashkiaku shoqëroi të ftuarin zviceran në një garë vrapimi të fëmijëve në qendrën e Beratit dhe më voën në një vizitë tek ndërmarrja e ujësjellësit e cila po ndërmerr rinovim përmes një fondi zviceran. Fondet e bashkëpunimit zviceran janë active në Berat në formën e promovimit të turizmit dhe punësimit, rehabilitimit të furnizimit me ujë dhe prezantimit të modeleve të reja për menaxhimin e mbetjeve. Pothuaj 6 milion Euro janë përkushtuar për ndërhyrje të ndryshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës. Marrëveshja më e fundit  e nënshkruar në Dhjetor 2017 parashikon përmirësime madhore në menaxhimin e mbetjeve me përfitim për rreth 230,000 banorë përveç turistëve dhe vizitorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.