roze
Amy Adams “ringjall” këngëtaren Janis Joplin
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/amy-janis.jpg)
Amy Adams është në bisedime për të interpretuar legjendën e “rock ‘n’ roll”, këngëtaren Janis Joplin.
Sipas ‘The Hollywood Reporter’, aktorja mund të jetë protagonistja e filmit biografik që si regjisor do të ketë Jean-Marc Vallee, regjisori i filmit ‘Dallas Buyers Club’.
Janis Joplin ka qenë një kantautore shumë e famshme në vitet ’60. Ajo ndërroi jetë në 4 tetor 1970 pas një mbidoze heroine.