☁️
Tiranë 14°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,770 ▲ +1.39% ETH $2,235 ▲ +2.22% XRP $1.3463 ▲ +0.39% SOL $84.1000 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Analistët: Ngjarjet në Kuvend, nuk do ta dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja

Ngjarjet e seancës së 8 tetorit dhe përkeqësimi i situatës, madje edhe kërcënimet e opozitës se nuk do të ndalen vetëm me këto forma siç i kanë quajtur ata “simbolike”, të bllokimit të Kuvendit duket se nuk do ta dërgojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Të paktën kështu vlerësojnë analistët politik në vend, sipas të cilëve edhe përkundër dëshirës së opozitës për të pasur zgjedhje të reja, për mbajtjen e tyre duhet pajtimi i pozitës dhe miratimi nga nderkombëtarët.

Për analistin Artan Muhaxhiri, deklaratat e fundit nga zyrtarë ndërkombëtarë se janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja janë vendimtare lidhur me këtë proces, pasi sa herë në vend ndërmerren veprime të mëdha për të ndryshuar skenën politike, duhet miratimi nga ana e ndërkombëtarëve.

“Në Kosovë zgjedhjet e kanë edhe një element shtesë, ato duhet të bekohen nga partnerët tanë ndërkombëtarë e në këtë rast janë kategorikisht kundër. Kemi parë edhe ambasadorin e Amerikës dhe ambasadorja e Gjermanisë janë kategorikisht kundër zgjedhjeve, prandaj ky është një element vështirësues për opozitën që të kërkoj zgjedhje sepse dihet se në kontekstin e përgjithshëm politik pa përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë nuk mund të ndërmerren aksione të mëdha dhe të ketë ndryshime të mëdha në skenën politike”, tha Muhaxhiri.

Një ndihmesë e madhe sipas tij në realizimin e dëshirës së opozitës për zgjedhje do të ishte nëse ata do të mund të realizonin një protestë masive ku do të merrnin pjesë mbi 50 mijë qytetarë. Kjo sipas Muhaxhirit do të ishte një motiv i fort për opozitën për të realizuar qëllimin e saj, e që është dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme.Por kjo sipas Muhaxhirit vështirë se mund të ndodh.

“Qeverisë duhet t’i jepet kohë që të dëshmojë veten në projekte të mëdha, pasi me qasje të tilla çdo opozitë brenda gjashtë muajve do të kërkonte zgjedhje të reja”, shprehet Muhaxhiri.

As për Fidan Kalan nga FOL, opsioni i zgjedhjeve nuk është në “tavolinë”, pasi për mbajtjen e tyre duhet pëlqimi nga ana e partisë më të madhe në vend, PDK-së.

Sipas tij, një situatë e tillë e krijuar në vend po i intereson më së shumti PDK-së, e cila ndonëse e ka partner në qeverisje LDK-në, do të shoh dështimin e saj.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një prononcim përmes telefonit për KosovaPress tha se derisa të shpallen zgjedhjet nuk do të flas se a është i gatshëm apo jo KQZ për të organizuar zgjedhjet në aspektin teknik.

Sipas Dakës, KQZ ka detyrim dhe mandatë kushtetues për organizimin e zgjedhjeve dhe në momentin që një gjë e tillë i kërkohet këtij institucioni, ai edhe do të veprojë.

Kundër mbajtjes së zgjedhjeve janë deklaruar edhe dy ambasadorët më të rëndësishëm në vend, ai i SHBA-së, Greg Delaëie dhe ajo e Gjermanisë Angelika Viets.
Sipas ambasadores gjermane Viets me zgjedhjet të parakohshme, Kosova mund të harrojë liberalizimin vizave, vullnetin e donatorëve, investitorëve dhe të diasporës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.