Analistët për shtetësinë e Kosovës: Vuçiç do ta njohë, thjesht po përgatit terrenin
Kjo i shtyn analistet të mendojnë se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të marrë diçka. Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike thotë për DW se „nuk sheh që Brukseli do të jetë në gjendje të ringjallë dialogun, nëse nuk ushtrohet presion pak më i madh, e këtë presion Brukseli nuk mund ta ushtrojë pa SHBA”. Këtu sipas tij, shtrohet pyetja se si do të paraqitet Albin Kurti, i cili opinionit të brendshëm publik i paraqitet si dikush që i kundërvihet Perëndimit, por nga ana tjetër është dikush, që për gjithçka konsultohet me SHBA-në dhe Gjermaninë”, thotë Bursaç. Ndërsa sipas drejtorite Institutit për Çështjet Europiane, Naim Leo Beshiri, në këtë moment qëllimi i këtij dialogu për Serbinë është vetëm se si të gjendet ndonjë model, sipas të cilit Beogradi ta njohë në mënyrë implicite apo eksplicite Kosovën. Vuçiç, thote ai, prej disa vitesh përpiqet të përgatisë terrenin per kete gje, përmes institucioneve të ndryshme, që deri tani i janë kundërvënë kësaj, si kisha, ushtria, apo edhe Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve.