☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,653 ▲ +0.65% ETH $2,065 ▲ +1.36% XRP $1.3254 ▼ -2.1% SOL $83.5700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Analistët: Samiti i NATO-s në Uells, kthim pas për Maqedoninë

Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin ‘Deklaratën’ e miratuar në Samitin e NATO-s që zhvilloi punimet ne 4-5 Shtator 2014,  Uells e vlerësojnë si deklaratën më të  pavolitshme deri tani për Maqedoninë.

Air power flypast - NATO Wales Summit

Samit i NATO-s në Uells, shënon kthim pas për Maqedoninë. Ky është konstatimi i analistëve politikë në vend, sipas të cilëve nuk mban më situata ‘status kuo’  sepse  kësaj radhe përskaj kontestit rreth çështjes së emrit në mënyrë taksative janë numëruar edhe një sërë detyrash të tjera të cilat duhet ti përmbush Maqedonia në rrugën e saj drejtë integrimeve euro-atlantike si dialogu politikë pozit-opozitë, përmbushja e Marrëveshjes së Ohrit, reformat në gjyqësor dhe të tjera.
“Maqedonia ashtu edhe siç është pritur nuk ishte në rend dite meqenëse nuk kishte pikë për zgjerim të NATO-s. Bile unë mendoj se ka kaluar edhe më keq në kuptimin e moskryerjes së detyrave, sepse tanimë nuk është vetëm emri si çështje si problem  për të cilin gjithnjë trumbetohet por ka edhe çështje tjera të cilat  në mënyrë laksative janë përmendur në konkluzat për Maqedoninë. Do të thotë  Maqedonisë i janë radhitur mjaftë probleme për të cilat duhet mjaftë të punojë”, deklaroi Ismet Ramadani,  analist.
“Deklarata e miratuar e ashtuquajtura  deklaratë e Samitit në NATO-s në Uells është një nga dokumentet më të pavolitshme për Republikën e Maqedonisë. Fillimisht inkurajohet Republika e Maqedonisë që të vazhdoj me dialogun për gjetjen e një zgjidhje kompromise  me Greqinë. Por më pas theksohen problemet rreth dialogut politik mes pushtetit dhe opozitës, pavarësia e gjyqësorit, kontrolli mbi mediat dhe në fund na jepet një lëvdatë për pjesëmarrjen e forcave tona në misionet paqësore”, u shpreh Nano Ruzhin, analist.
Ismet Ramadani nga ana tjetër thekson se kthimi pas i Maqedonisë nga rruga euro-atlantike do të shkaktoj përplasje edhe brenda faktorëve politik në rrafshin etnik dhe se partitë shqiptare duhet të ndërmarrin të gjitha masat për presione ndaj politikave të Gruevskit.
“Dhe në qoftë se nuk ia bëjnë me dije fortë, sidomos partia që është pjesëmarrëse në qeveri  duke e paralajmëruar tek e fundit se do ta lëshoj qeverinë, duke paralajmëruar se ne me udhëheqësi e cila është larg NATO-s, jashtë NATO-s nuk duhet të bashkë-qeverisim , për një moment ndoshta do të krijohet ndonjë krizë politike”, tha Ismet Ramadani,  analist.
Samiti i NATO-së prioritet kishte politikat e sigurisë, konkretisht sfidat e reja pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë si dhe trazirat në Siri dhe Irak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.