☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.67 ▲3.91%
ARI 4,447 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,178 ▼ -0.44% ETH $2,465 ▼ -0.66% XRP $1.3979 ▼ -1.51% SOL $102.3000 ▼ -0.69%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.67 ▲3.91 % ARI 4,447 ▲0.18 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.67 ▲3.91 % ARI 4,447 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Analisti ngre alarmin: Grupet kriminale të këtyre tre zonave kanë kanë infiltruar njerëzit e tyre në protestë

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka ngritur shqetësimin për praninë e policëve civilë në protestë, duke pretenduar se mes protestuesve janë infiltruar edhe persona nga grupet kriminale.

Lita tha se, sipas informacioneve që, sipas tij, i disponojnë edhe Policia dhe shërbimet informative, grupe kriminale nga Elbasani, Durrësi dhe Vora janë infiltruar në protestë me qëllim devijimin dhe prishjen e saj.

“Ka një shqetësim të drejtë për efektivët civilë që përfshihen në protestë midis protestuesve, sepse nuk dallohet mirë dhe është edhe hipotezë që njerëz të grupeve kriminale mund të rrëmbejnë njerëz nga protesta. Është e vërtetuar tashmë që ka infiltrim të grupeve kriminale të Elbasanit, të Durrësit dhe të Vorës në protestë për të devijuar protestën. Janë të dërguar me mision të posaçëm për të prishur protestën, grupe kriminale të infiltruara në protestë dhe fakti që edhe ata, edhe policia civile ndalojnë makina, ndalojnë njerëz, i marrin zvarrë dhe i çojnë diku tjetër. Nuk e di nëse quhet rrëmbim, por unë po të them një informacion që e ka dhe policia, e ka dhe shërbimi informativ, që grupet kriminale po infiltrojnë njerëz në protestë për të devijuar protestën, për të prishur protestën dhe kjo është një gjë shumë serioze. Policia e Shtetit duhet të marrë masa shumë të qarta për identifikimin. Përndryshe, njerëz civilë që arrestojnë civilë apo marrin peng civilë, kjo është antikushtetuese, është antiligjore dhe duhet të marrë fund një herë e mirë. Këto skema kundër protestave janë parë edhe në vende të tjera të botës, që futen për të provokuar policinë që policia më pas të rrahë protestuesit. Këto janë parë dhe dihen si skema për të prishur protestën. Por në fakt qeveria, mazhoranca, por edhe policia dhe kushdo tjetër nuk po e dëgjojnë protestën. Protesta ka pesë kërkesa shumë të qarta: qeveria tranzitore, ligji për zonat e mbrojtura, shfuqizimi i saj, shfuqizimi i ligjit për ‘Paketën e Maleve’ dhe krye kërkesa e parë që është dorëheqja e Ramës. Dorëheqja e Ramës është e padiskutueshme në kushtet… Ai mund të mos ta japë dorëheqjen, por ai nuk mund të qeverisë në këtë formë. Këtu duhet të futet vendi në një proces politik. Nuk ka rëndësi numrat, qoftë edhe një person që proteston për këto pesë kërkesa shumë të drejta, që kanë dëmtuar vendin dhe po e dëmtojnë vendin”, tha Lita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.