☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.22 ▼0.53%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,280 ▲ +0.38% ETH $2,329 ▲ +0.33% XRP $1.3114 ▲ +1.41% SOL $101.0000 ▼ -0.2%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.22 ▼0.53 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.22 ▼0.53 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

VJENË – IAEA i drejtohet Këshillit të Sigurimit për çështjen bërthamore të Iranit

VJENË,9 shtator /ATSH-DPA/ -Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) e ka kaluar çështjen e Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të refuzimit të Teheranit për të bashkëpunuar me inspektorët ndërkombëtarë.

Vendimi u mbështet nga SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Në një rezolutë, Bordi i Guvernatorëve i IAEA-së shprehu “shqetësim të madh” se inspektorët nuk kanë informacion të përditësuar mbi rezervat e uraniumit të Iranit dhe nuk kanë akses në objektet bërthamore të vendit.

IAEA kërkon që Teherani të japë të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që agjencia të mund të verifikojë se materiali bërthamor nuk po devijohet për qëllime ushtarake. Ndërkohë, Irani mohon se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Rezoluta u miratua me 23 vota pro nga 35 anëtarët e Bordit të Guvernatorëve.

Rusia, Kina dhe Nigeria votuan kundër, ndërsa vendet e tjera abstenuan ose nuk morën pjesë në votim.

Megjithatë, kundërshtimi i Rusisë dhe Kinës e bën të pamundur që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë masa konkrete ndaj Teheranit në këtë fazë.

Bashkëpunimi i Iranit me IAEA-n është kufizuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin nga presidenti Donald Trump.

Sipas IAEA-së, agjencia nuk ka aktualisht akses në më shumë se 400 kilogramë uranium të pasuruar në një nivel shumë pranë atij të përdorshëm për armë.

Ambasadori iranian pranë IAEA-së, Reza Najafi, tha se inspektimet janë të pamundura për shkak të operacioneve ushtarake që vazhdojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.