“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit t�
Një debat me tone ironie përfshiu dy të ftuarit e “Studio Live” në Report Tv, Halit Valterin dhe Senada Mehmetin.
Pasi këshilltari i PS në bashkinë e Tiranës foli rreth protestave kundër qeverisë dhe fitores së qeverisë Rama për sa kohë përballë kanë “marioneta” dhe jo opozitë, Mehmeti tha se dalin dhe mbrojnë skandalet publike.
Valteri ia ktheu se ajo mbron “komunistin e fundit”, Sali Berishën dhe reciton fjalime, ndërsa ish-kandidatja e PD për deputete ia ktheu se “është faji i saj që i jep muhabet.”
Senada Mehmeti: Gjatë kohës që po e dëgjoja dhe reflektoja, më lindi një pyetje, këta i detyrojnë të dalin në televizone dhe të mbrojnë këto megaskandale në Shqipëri? I detyrojnë, janë viktima apo janë ky lloj soji që dalin me pafytyrësinë më të madhe që të dalin dhe të mbrojnë skandalet që bëhen publike.
Halit Valteri: Më pëlqeu shumë fjalimi yt i mësuar përmendësh, por ti mbron kryekomunistin dhe komunistin e fundit Sali Berisha.
Senada Mehmeti: S’e di a je viktimë politike apo i pafytyrë politik, mundësi tjetër nuk ka. S’mund të më thotë më pëlqen fjalimi që recitove.
Halit Valteri: Po kaq di të bësh, të recitosh.
Senada Mehmeti: Sesa di të bëj unë, niveli yt nuk e vlerëson dot.
Halit Valteri: Faji im është që të jap muhabet.
Senada Mehmeti: Do ta ngremë pak nivelin? Unë për muhabet ty nuk të jap fare, po të jetë puna jashtë këtij emisioni. Moderatori më ka vendosur në këtë studio dhe do të jap argumentet e mia, iu drejtova kamerës dhe jo juve. Jep argumente, mos m’u drejto në mënyrë personale. Sa kohë jam këtu, të mësoj.
Halit Valteri: Kush je ti?
Senada Mehmeti: Veten time përfaqësoj.
Halit Valteri: Çfarë përfaqëson ti që të më diktosh çfarë të them?
Senada Mehmeti: Të diktoj që ç’ke me të! Kaloj edhe në atë pikë! Edhe unë di ta çoj në çfarëdo lloj niveli!
Halit Valteri: Ti s’qenke mirë moj!
Senada Mehmeti: Deri tani ka folur 5 fjalë dhe ka thënë 5 s’je mirë.
Halit Valteri: S’je mirë moj se më ke bërë një pyetje dhe s’kam nisur akoma të përgjigjem.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.