Politika

Anëtarët/ KLP nis punën, ngre katër komisionet që vlerësojnë prokurorët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e djeshme, duke nisur nga puna me ngritjen e katër komisioneve të rëndësishme. 

Kështu, ditën e djeshme, janë ngritur komisionet që do të planifikojnë buxhetin e prokurorive, do të vlerësojnë karrierën e prokurorëve dhe anët profesionale, si edhe do të marrin masa disiplinore kur duhet ndaj tyre. I pari që u ngrit ishte Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe i Administrimit të Buxhetit.

Në këtë Komision, kryetar u zgjodh Gent Ibrahimi, i cili është edhe kryetari i KLP-së, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Nurihan Seiti si anëtare joprokurore dhe Antoneta Sevdari, kjo e fundit nga Prokuroria e Tiranës. Gjithashtu, janë zgjedhur edhe dy anëtarë zëvendësues, që janë: Arben Dollapaj, prokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër dhe Alfred Balla, anëtar joprokuror. Më pas, është ngritur Komisioni Disiplinor, që do të marrë dhe vlerësojë masat ndaj prokurorëve. Kryetar në këtë komision u emërua Bujar Sheshi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Anëtarë u zgjodhën: Besnik Cani nga Prokuroria e Elbasanit dhe Tartar Bazaj, anëtar joprokuror. Si anëtarë zëvendësues u zgjodhën: Gentjan Osmani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Nurihan Seiti si anëtare joprokurore.

Si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale u zgjodh Alfred Balla, anëtar joprokuror i KLP-së. Ndërsa anëtarë të thjeshtë u zgjodhën Kostaq Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gentjan Osmani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Anëtarë zëvendësues janë: Tartar Bazaj, joprokuror dhe Besnik Cani nga Prokuroria e Elbasanit. Në fund, u ngrit edhe Komisioni i Zhvillimit të Karrierës me kryetar Sandër Becin, anëtar joprokuror i KLP-së dhe Arben Dollapajn e Antoneta Sevdarin si anëtarë nga Prokuroritë e Apelit Shkodër dhe e Tiranës respektivisht.

Si anëtarë zëvendësues u zgjodhën Bujar Sheshi nga Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda dhe Gent Ibrahimi. Në mbledhjen e djeshme, gjithashtu, u diskutua edhe për mjediset ku do të punojë dhe ushtrojë funksionet e saj KLP-ja. Gjithashtu, KLP duhet të emërojë edhe gjashtë magjistratë si prokurorë, emërimet e të cilëve kanë mbetur pezull. Ndërkohë, që nga ngritja e këtij institucioni këtë muaj, kanë mbetur rreth dy muaj si afat ligjor nga zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Momentalisht, burimet thonë se hapja e garës për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm do të ndodhë në janar 2019. Pas zgjedhjes së Kryeprokurorit, që do të votohet në Parlament, do të nisë puna për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku fokusi kryesor do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

KOMISIONI I PLANIFIKIMIT STRATEGJIK, I ADMINISTRIMIT DHE BUXHETIT
Kryetar: Gent Ibrahimi
Anëtarë: Antoneta Sevdari, Nurihan Seiti
Zëvendësues: Arben Dollapaj, Alfred Balla
KOMISIONI DISIPLINOR
Kryetar: Bujar Sheshi
Anëtarë: Besnik Cani, Tartar Bazaj
Zëvendësues: Arben Dollapaj, Alfred Balla
KOMISIONI I ZHVILLIMIT TË KARRIERËS
Kryetar: Sandër Beci
Anëtarë: Arben Dollapaj, Antoneta Sevdari
Zëvendësues: Bujar Sheshi, Gent Ibrahimi
KOMISIONI I ETIKES
Kryetar: Alfred Balla
Anëtarë: Kostaq Beluri, Gentjan Osmani
Zëvendësues: Tartar Bazaj, Besnik Cani

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button