☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.03 ▲0.15%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▼ -1.45% ETH $2,056 ▼ -0.85% XRP $1.3189 ▼ -2.63% SOL $81.0200 ▼ -3.82%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.03 ▲0.15 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Angoni: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës që garantohet me Kushtetutë

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni deklaroi sot pas votimit se procesi po vijon normalisht

Në një prononcim për mediet, Angoni u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur votën e tyre, të drejtë kushtetuese që ua garanton ligji.

“Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Ashtu siç ka qenë kjo fushatë, duhet të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate”, tha Angoni.

“Deri tani pjesëmarrja është relativisht ka filluar me lëvizë. E rëndësishme është se nuk kemi informacion për mosfunksionim të qendrave të votimit”, tha Angoni.

E pyetur nga gazetarët lidhur me procesin e votimit në Dukagjin, Angoni tha se “ne po bëjmë të pamundurën që të hapen qendrat e votimit megjithë kushtet e vështira të motit. Puna ka nisur që mbrëmë dhe tani që po flasim, procesi po ecën, dhe nga momenti në moment procesi po ecën dhe shpresojmë të marrë drejtimin e duhur”.

“ Unë dëshiroj që pjesëmarrja në këto zgjedhje të jetë sa më e madhe, që gjithë se cili të shprehin vullnetin e vet dhe është e drejtë kushtetuese që duhet medoemos ta shfrytëzojë çdo qytetar. Mendoj se ora e ndryshimit ka ardhur”, deklaroi kandidatja e PS-së për Bashkinë Shkodër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.