☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.64 ▼2%
ARI 4,701 ▲2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $71,149 ▲ +1.41% ETH $2,165 ▲ +0.03% XRP $1.4624 ▲ +0.12% SOL $90.2000 ▲ +0.84%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,701 ▲2.06 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,701 ▲2.06 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

AP: Opozita po pengon reformën

Një sërë mediash ndërkombëtare përcollën apelin e Bashkimit Europian për opozitën shqiptare, që t’i japë fund bojkotit në Parlament e të bëhet pjesë aktive e vazhdimit të punës për reformën në drejtësi, duke e konsideruar të një rëndësie kyçe në përpjekjet e vendit për anëtarësim në bllokun europian.

Washington Post botoi një artikull të Associated Press, ku kujtohet se si reforma në drejtësi u miratua vitin e kaluar, por po pengohet prej largimit të opozitës nga Parlamenti, i cili duhet të krijojë organizmat e vettingut, mekanizmi që do të verifikojë background-in e gjykatësve dhe prokurorëve.

Opozita pretendon se këto institucione mund të jenë subjekt manipulimi. BE-ja thotë se nuk është kjo mënyra për të zgjidhur pakënaqësitë. Debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda Parlamentit, në përputhje me praktikat demokratike, ishte deklarata e qartë e shefes së diplomacisë eurpiane, Federica Mogherini, dhe komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn, të cilët shprehën keqardhje për bojkotin e opozitës dhe faktin që nuk u regjistrua në zgjedhje.

Të dy ata i drejtuan partive politike apelin të përfundojë krijimin e institucioneve të vettingut, vlerësimit dhe verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke iu referuar një reference ndaj kritikave të fundit që kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë reformës në drejtësi, Mogherini dhe Hahn theksuan se “Goditja e reformës në drejtësi, në vend të punës për të siguruar zbatimin e vettingut, nën mbikqyrjen e ngushtë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”.

Basha të mërkurën akuzoi diplomatë të lartë në Tiranë se mbështetin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vendosur gjyqësorin nën kontrollin e partisë në pushtet. Edhe pse kreu i PD nuk tha emra, referimi i tij ndaj ambasadores së delegacionit të BE, Romana Vlahutin u kuptua qartë. Shqipëria duhet me çdo kusht të përmirësojë sistemin e korruptuar të drejtësisë përpara se Brukseli të japë dritën jeshile negociatave të anëtarësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.