Kronika
Apeli lë në burg Orest Sotën
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Orest Sotës, të vendosur më 20 nëntor nga shkalla e parë e kësaj Gjykate.
Sota akuzohet për katër vepra penale: pastrim parash, fshehje e të ardhurave, kundërshtim i policisë dhe drejtim mjeti në gjendje të parregullt.
Në makinën e Orest Sotës u gjetën e u sekuestrua shuma e prej 863 mijë euro, si dhe dy patenta për drejtim skafi të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Për shkak se çështja hetimore e tij e konstatuar në Elbasan është bashkuar me dosjen “Habilaj”, prokurorët deklarojnë se shuma prej 863 mijë eurot e sekuestruara në makinë ka dyshime që i përkasin ish-ministrit Saimir Tahiri.