🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.52 ▲0.06%
ARI 3,963 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,080 ▼ -1.67% ETH $2,256 ▼ -1.44% XRP $1.2494 ▼ -0.41% SOL $92.2100 ▼ -2.8%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.52 ▲0.06 % ARI 3,963 ▼0.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.52 ▲0.06 % ARI 3,963 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Europa

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

Grupi i piratëve informatikë “Rhysida” ka publikuar thuajse 6 “terabyte” të dhëna nga administrata shtetërore e Berlinit në “dark web”.

Sipas informacioneve të mediave gjermane, shkalla e rrjedhjes së të dhënave është madhore, plot 1 milion e 440 mijë dosje, mes të cilave ka edhe të dhëna të rëndësishme.

Mes tyre spikat një material për kërcënimet me armë kimike, biologjike dhe bërthamore – bëjnë të ditur burimet mediatike.

Kjo do të thotë se informacione të rëndësishme mbi skenarët e kërcënimeve të mundshme janë tashmë të aksesueshme si nga publiku i thjeshtë, ashtu edhe nga terroristët apo shërbimet sekrete të huaja.

Gazetari investigativ Lars Uinkels Dorf ka dhënë alarmin në rrjetin “X”, duke deklaruar se sulmi kibernetik ka një “magnitudë që kërcënon të gjithë shtetin”.

“Dosjet përmbajnë gjithashtu plane që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare e që variojnë nga kanalet sekrete të komunikimit të zyrtarëve qeveritarë në rast të një apokalipsi, tek kompanitë e lidhura me fushën e mbrojtjes dhe tek planet e emergjencave të hartuara nga agjencitë qeveritare”, ka shkruar Uinkels Dorf.

Mes materialeve të publikuara ka gjithashtu të dhëna për zyrtarët shtetërorë, përfshirë certifikatat e lindjeve, numrat e telefonit dhe adresat e shtëpive të tyre.

Hakerat kërcënuan se do të publikonin të dhënat në website-n e tyre dhe kërkuan një shpërblim prej 30 Bitcoin, rreth 2 milionë euro, për të mos e bërë këtë. Ata vendosën edhe një afat.

Por Senati në Berlin e bëri të qartë përpara skadimit të ultimatumit se, për çështje parimore, nuk do të dorëzohej përpara këtij shantazhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.