⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,206 ▼ -1.15% ETH $2,241 ▲ +0.33% XRP $1.2508 ▲ +0.49% SOL $96.3400 ▼ -0.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tre pilotë kosovarë në Top 10 të botës në paragllajdizëm

Një tjetër sukses i rëndësishëm për sportin kosovar është shënuar në paragllajdizëm, ku tre pilotë të Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” janë renditur në mesin e 10 pilotëve më të mirë në botë në disiplinën e paragllajdizmit në precizion.

Sipas njoftimit të klubit, pas rifreskimit të renditjes botërore më 1 shtator 2026, tre pilotë të klubit nga Kosova kanë siguruar pozita në Top 10 të renditjes botërore.

Nga klubi e kanë cilësuar këtë rezultat si një arritje historike, jo vetëm për “Shqiponjat e Kastriotit”, por edhe për sportin e paragllajdizmit në Kosovë.

“Tre pilotë të një klubi nga Kosova në Top 10 të botës është një rezultat i jashtëzakonshëm dhe një arritje historike për Klubin Aeronautik ‘Shqiponjat e Kastriotit’, për sportin e paragllajdizmit dhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas tyre, ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme, stërvitjeve, përkushtimit dhe profesionalizmit të pilotëve, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Klubi ka theksuar se ky rezultat dëshmon se sportistët nga Kosova mund të arrijnë në nivelet më të larta të sportit botëror.

“Tre pilotë. Një klub. Një Kosovë në elitën botërore”, thuhet në mesazhin e “Shqiponjave të Kastriotit”.

Renditja botërore publikohet nga Fédération Aéronautique Internationale përmes sistemit CIVL, ndërsa rezultatet e pilotëve mund të shihen në renditjen botërore të paragllajdizmit në precizion.

Ky sukses i pilotëve kosovarë vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së sporteve ajrore në vend dhe përfaqësimit gjithnjë e më të denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.