Teknologji

Apple sërish marka më e vlefshme në botë

Apple ka arritur ta ruaj vendin e parë si marka më e vlefshme në botë, ndërsa Lego ia ka marrë markës Ferrari vendin e parë si marka më e fuqishme në botë.

apple-s-euml-rish-marka-m-euml-e-vlefshme-n-euml-bot-euml_hdHulumtimi i kryer çdo vit nga kompania e konsulencës dhe strategjisë Brand Finance, përdor një shumëllojshmëri të komponentave bashkë edhe me faktorët financiarë për të gjetur markën më të vlefshme dhe atë më të fuqishme.

Lego tani e vendin e parë si marka më e fuqishme në botë, duke e lënë shumë më pas saj emrin e njohur të prodhuesit të super-makinave Ferrari.

E dyta në listë ishte kompania e shërbimeve profesionale PWC, e cila u pasua nga Red Bull në vendin e tretë.

Markat më të fuqishme janë renditur në bazë të një serie të pikave të dhëna sipas kritereve të tilla si familjariteti me emrin, besnikëria e konsumatorëve, promovimi, kënaqësinë e stafit dhe reputacioni i korporatës.

Në disa krahasime, Apple është vlerësuar edhe më e pasur se gjithë Zvicrra, dhe në disa raporte tjera thuhej se me kusurin e parave të saj të gatshme mund ta blej Greqinë si vend pushimi për punëtorët e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button