☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,644 ▲ +0.29% ETH $2,157 ▲ +1.02% XRP $1.4386 ▼ -0.54% SOL $90.1300 ▲ +1.5%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Bota

Araghchi: Sistemi politik i Iranit i fortë pavarësisht vrasjes së zyrtarëve

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se sistemi politik i vendit të tij mbetet i fortë, pavarësisht vrasjes së zyrtarëve të lartë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit si dhe ka këmbëngulur se veprime të tilla nuk do të dobësojnë strukturën e shtetit.

Në një intervistë për Al Jazeera, Araghchi tha se Republika Islamike ka një sistem politik të qëndrueshëm. “Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kanë kuptuar këtë. Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të konsoliduara politike, ekonomike dhe shoqërore”, tha ai.

“Prania ose mungesa e një individi të vetëm nuk ndikon në këtë strukturë”, kryediplomati iranian. Araghchi pranoi se individët mund të luajnë role të rëndësishme, por theksoi se forca e sistemit nuk varet nga një person i vetëm.

“Sigurisht, individët janë me ndikim dhe secili luan rolin e vet, disa më mirë, disa më keq, disa më pak. Por, ajo që ka rëndësi është se sistemi politik në Iran është një strukturë shumë e fortë”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi dje Irani konfirmoi se Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, u vra në një sulm izraelit.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se Larijani u vra në sulm së bashku me djalin e tij, ndihmësin Reza Bayat dhe disa shoqërues. Ushtria izraelite tha se e kishte vrarë Larijanin në një sulm ajror pranë Teheranit gjatë natës të së hënës.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët kundër Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.