Araghchi: Vdekja e gazetarëve në Liban, thirrje e rëndësishme zgjimi
Vdekja e tre gazetarëve në Liban nuk është një humbje e thellë për komunitetin mediatik në rajon dhe në botë, por edhe një thirrje e rëndësishme zgjimi për ndërgjegjen globale, tha sot ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sipas BBC.
Ali Shoeib, një reporter i medias “Al Manar TV” – një rrjet i drejtuar nga grupi militant Hezbollah – dhe reporterët e “Al Mayadeen”, Fatima dhe Mohamed Fetoni, u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në qytetin Jezzine.
Në një postim në media sociale, Araghchi i quajti sulmet qartësisht një vrasje të synuar dhe një përpjekje për të mbyllur gojën e atyre që thonë të vërtetën.
Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e Ali Shoeib gjatë sulmit, duke e akuzuar atë se punonte në funksion të Hezbollahut dhe paraqitej në publik si gazetar.
Kjo është hera e dytë që Izraeli akuzohet për shënjestrim të gazetarëve në Liban që nga fillimi i luftës. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.