Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,261 ▼ -3.58% ETH $1,991 ▼ -3.41% XRP $1.3346 ▼ -2.23% SOL $82.5700 ▼ -4.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Arben Kraja shpjegon përse s’u kërkua autorizim kur u caktua “detyrim paraqitje” për Berishën

Prokurori Arben Kraja parashtroi mesditën e kësaj të hëne kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja shpjegoi edhe përse prokuroria nuk iu drejtua Kuvendit kur vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për ish-Kryeministrin.

“Ne kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutënn dhe Kodin e Procedurës Penale dhe kemi paraqitur atë kërkesë, të cilën na e ka miratuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli. Kështu që nga pikëpamja e përmbajtjes jemi totalisht të bindur që kemi të drejtë dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund. Cilat janë arsyet përse? Gjithmonë duhet t’i referohemi ‘Kushtet e procedimit’, nenin 288, sepse aty është  gjitha baza te Kodi i Procedurës. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit e arrestit, burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, kontroll personal apo i banesës, prokurori kërkon autorizim. Gjithë debati që bëhet këtu është shumë i thjeshtë, është vetëm tek një shprehje; çfarë do të thotë heqje lirie. Besoj për arrest në burg e shtëpi nuk kemi diskutime as për kontrollet. Heqje lirie do të thotë heqje lirie, nuk është kufizim. Kufizim dhe heqje janë dy nocione krejt të kundërta. Kufizimi është më i ngushtë, heqja është totalisht heqje. Kur do ishim ne në rast të një heqje që unë mendoj që prokurori duhet ë vinte para jush të kërkonte leje?

Tek neni 232, llojet e masave shtrënguese. Një nga masat shtrënguese që parashikohen është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik. Çfarë do të thotë kjo? Heqje totale e lirisë. Në kushtet të tilla, unë shpresoj që të mos kemi asnjë situatë të tillë, por ligji i parashikon këto situata, prokuroi patjetër duhet të vijë para Kuvendit, duhet të kërkojë leje për ta marra këtë. E jep gjykata ose jo është histori tjetër pastaj. E dyta, thuhet te neni 289, mosdhënia e autorizimit, pra nëse ne vijmë me kërkesë për arrest dhe Kuvendi nuk e miraton sepse ka arsye e tij, nuk e pengon të kërkojë masa të tjera të sigurimit prokurorin, sipas nenit 244. Masat e tjera janë ato që ju thashë. Ne kemi bërë këtë procedurë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.