roze

Ariana Grande: Nuk jam prona e asnjë mashkulli

Ariana Grande dëshiron t’ja bëjë të qartë njerëzve se nuk ka nevojë për asnjë mashkull në jetën e saj.

Këngëtarja ka bërë një postim përmes rrjeteve sociale duke iu kërkuar njerëzve të ndalojnë së quajturi atë ishi i dikujt apo së përcaktuari atë në sajë të marrëdhënieve të kaluara.

“Jam lodhur së jetuari në këtë botë ku femra më shumë përcaktohet si prona e një mashkulli,” shkruan 21-vjeçarja. “Unë nuk i përkas askujt por vetes sime.”

Këngëtarja në postimin e saj gjithashtu ka treguar mënyrën se si trajtohen meshkujt dhe femrat në këtë botë.

“Nëse një femër flet hapur për seksin, ajo ofendohet por nëse një mashkull flet rreth seksit apo rreth femrave që ka pasur duke i quajtuar ato “të përdala”, ai është argëtues dhe pëlqehet nga të gjithë.’

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button