Arrestimi i Ahmetajt” votohet sot në Kuvend/ Nis seanca e posaçme plenare për ish zv. kryeministrin
Seanca e posaçme plenare në Kuvend për heqjen e mandatit të ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj ka nisur këtë të premte.
Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë, PS pranoi një ditë më parë kërkesën e opozitës që seanca të zhvillohej sot.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit disa ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion. Shembulli më korruptiv dhe flagrant lidhet me gjurmët e mbetura në kompjuterin e Klodian Zotos, një i kërkuar dhe i akuzuar për inceneratorët i cili dyshohet se i pagoi udhëtime në disa shtete, atij dhe bashkëshortes. Pesë rastet e tjera të korrupsionit mbahen sekret nga SPAK pasi ka edhe persona të tjerë nën hetim.
Në letër-porositë e ndërkombëtarëve por edhe llogaritë bankare, SPAK thotë se nga udhëtimet, Arben Ahmetaj përfitoi 34 mijë euro.
Kjo ishte gjurma e parë që u bë shkak që SPAK ta veçonte Ahmetaj në atë kohë numri dy i qeverisë nga dosja 277 thënë ndryshe inceneratori i Elbasanit, duke e ndarë në fraksion më vete.
Por Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët. Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë, dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave, njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj