☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.98 ▲1.58%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,187 ▲ +0.63% ETH $2,108 ▲ +1.9% XRP $1.3434 ▲ +1.47% SOL $83.4300 ▼ -0.31%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestimi i kolegëve, mjekët e Spitalit të Traumës sërish në protestë: Zgjidhja, duhet autonomi spitalore

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë sërish protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19. Ata pretendojnë se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë.

Mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.

“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 12 mjekët dhe sekserët e arrestuar për abuzim me testet për COVID-19.

Një mjek, i cili i është bashkuar protestës para Spitalit te Traumes në Tiranë, në mbrojtje të kolegëve të tij të arrestuar së fundi për korrupsion, tha se arrestimi nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin.

Sipas mjekut, edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka thënë që problemi nuk është tek individi, por te sistemi. Duke folur për një reformë të thellë në sistem, mjeku deklaroi se zgjidha duhet bërë në sistem përmes autonomisë spitalore.

“Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi. Ai ka thënë se nëse ne sjellim edhe një gjerman, me këtë sistem ai do të korruptohet. Pra, unë jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Nuk është zgjidhje arrestimi i kolegëve tanë. U arrestuan ata. U zgjidh problemi? Nuk është bërë asgjë, absolutisht vazhdon të jepet bakshish në spitale. Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore, si i vetmi mjet për të zgjidhur këtë problem. Duhet reformë e thellë. Duhet autonomi spitalore dhe zgjidhje në sistem. Bakshish dhe do vazhdojnë të japin. Problem është sistemi, jo individi”, tha mjeku.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.