🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.70 ▼1.92%
ARI 4,998 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,428 ▼ -0.56% ETH $2,336 ▼ -0.12% XRP $1.5307 ▼ -2.57% SOL $95.2900 ▲ +0.61%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.70 ▼1.92 % ARI 4,998 ▼0.2 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.70 ▼1.92 % ARI 4,998 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet Frroku, avokati Vishaj: Prokuroria ka shtuar akuza në urdhrin e ndalimit pa autorizimin e kuvendit

Tjetër akuzë është ngritur për deputetin Mark Frrokun, i cili është kallëzuar nga ILDKP-ja për pastrim parash dhe refuzim deklarimi të pasurive.

avokati-i-mark-frrokut-sajmir-vishajPas ndalimi të Frrokut, avokati i tij Sajmir Vishaj ka bërë të ditur se Prokuroria ka shtuar akuza në urdhrin e ndalimit për deputetin, pa autorizimin e Kuvendit. Vishaj tha se ILDKP ka bërë kallëzim për pastrim parash dhe refuzim të dhënies së shpjegimit për pasuritë e krijuara. Vishaj tha se çështja ka dalë jashtë kuadrit ligjor.

“Aktualisht, ndryshe nga kërkesa që i është paraqitur Kuvendit, urdhër-ndalimi, ka elementë shtesë, akuza të tjera. Pasi dje nga ana e ILDKP-së është paraqitur një kallëzim për pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje të pasurisë. Më duket nonsens që për një çështje që është në hetim në shtetin belg të fillojë hetimi nga e para. Çështja ka dalë jashtë kuadrit ligjor. Prokuroria ka shtuar akuza në urdhrin e ndalimit, pa autorizimin e Kuvendit”, tha Vishaj.

Gjatë ditës së sotme, Frroku ka qenë i pranishëm edhe në seancën plenare ku ka mbajtur një fjalim para deputetëve, duke mbrojtur veten nga akuzat e Prokurorisë. Frroku ka tha se nuk ka bërë asnjë vrasje dhe se çështjen do ta zgjidhë me drejtësinë. Pas fjalimit të tij, Kuvendi ka votuar me 113 vota për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e Prokurorisë për arrestimin e Frrokut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.